Flash News

KRYESORE

Çfarë e bëri Bashën të ndërpresë fjalën në mes të protestës

Çfarë e bëri Bashën të ndërpresë

Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa mbante fjalimin para protestuesve, e ndërpreu fjalën në respekt të iftarit të besimtarëve myslimanë.

“Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, tju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqitparët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve të tjera mbi tokë”, tha kryedemokrati Lulzim Basha.

Pas minutës së heshtjes, kryedemokrati nisi sërish fjalën e tij, ndërsa u shpreh se opozita është e vendosur në kauzën e saj.

Të fundit