Flash News

KRYESORE

Çfarë e çoi Bashën në Prokurori pas refuzimit të parë? ‘Djalli gjendet te detajet’

Çfarë e çoi Bashën në Prokurori pas refuzimit

Basha u paraqit sot në prokurori, pasi ky institucion hoqi dorë nga kërkesa për thirrjen për njohje me aktet, e konsideruar e paligjshme nga kryetari demokrat.

Burime te Politiko bëjnë me dije se bëhej fjalë për njohjen me letër-porositë që kanë shkuar në Prokurori që në gusht dhe janë bërë publike këtë muaj. Këtë fakt, Partia Demokratike e ka konsideruar si veprim të vënë në lëvizje nga axhenda politike e Ramës.

Të enjten, PD në opozitë deklaroi se kërkesa ishte e paligjshme dhe i shërbente qeverisë. Pas këtij reagimi, sipas burimeve të Politiko, në selinë e PD ka mbërritur një shkrese tjetër, e formuluar brenda kërkesave ligjore, që kërkon dëshmi në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Pas kësaj ‘tërheqjeje’ të Prokurorisë, kryetari i opozitës ka vendosur të paraqitet në Prokurori.

Një veprim i ngjashëm me disa muaj më parë, kur ka dhënë një dëshmi të ngjashme para prokurorëve.

Të fundit