Flash News

KRYESORE

Çfarë e ka mërzitur Dafina Zeqirin?

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, por që sëfundmi është zhvendosur në Amerikë, ku dhe po i jep një tjetër hov karrierës së saj.

Megjithatë diçka e ka shtyrë Dafinën të reagojë sa i përket mardhënies së saj me fansat. Mesa duket asaj i ka humbur durimi në këtë rast. Dafi ka reaguar nëpërmjet një statusi në instagram, ku shprehet se është e vetmja që nuk i shpërfill fansat e saj dhe adhuruesit që e kanë ndihmuar të jetë sot aty ku është.

“Më vjen keq nëse realiteti dhemb, por nuk është askush tjetër që i do dhe kujdeset për fansat më shumë se Dafina. Jam krenare me veten që jam kaq e mirë në zgjedhjet që bëj, megjithëse nuk e kam zgjedhur unë, por zemra ime”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

 

Të fundit