Flash News

KRYESORE

Çfarë e lidh ‘kaubojsin’ me Kejvinën, Ndocaj flet për të shkuarën

Çfarë e lidh ‘kaubojsin’ me Kejvinën, Ndocaj flet

Në puntatën e “Xing me Ermalin” Kejvina Kthella zbuloi një fakt që nuk dihej më parë për të. Gjatë një loje të zhvilluar në emision ajo tregoi se ish-deputetin Eduart Ndocaj e ka kushëri. Ndocaj është sot i ftuar në “Xing me Ermalin” ku tregoi më hollësisht se ai me babain e Kejvinës janë kushërinj të tretë.

“Kejvina është rritur me fëmijët e mi, është si vajza ime”, u shpreh deputeti ndërsa Ermal Mamaqi i kërkoi Kejvinës t’i bënte pyetjen e saj Ndocajt. 

“Meqënëse më ke mbesë çfarë këshille do më jepje për burrin që do zgjedh në të ardhmen”, tha Kejvina ndërsa ish-deputeti u përgjigj shkurt duke i thënë dy fjalë Kejvinës.

“Mos ndiq këshillën e askujt, ndiq këshillën e zemrës tënde”, i tha Ndocaj.

Të fundit