Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Të qëndruarit me orë të tëra para një ekrani kompjuteri, sot është një pjesë rutine e një dite të zakonshme pune. Dhe sot, në mënyrë të pashmangshme, në këto kohë moderne, një punë tejet komode në zyrë para një kompjuteri, të shndërron në një vartës të pandashëm ndaj ekranit dhe të sfidon për të mbijetuar ende pa pasur nevojë për syze.
Çfarë e shkakton sindromën vizive nga kompjuteri
Shikimi i një ekrani kompjuterik, shpesh e bën syrin të punojë më shumë. Si rezultat, këto karakteristika të një kërkese vizuale të lartë, i bëjnë shumë individë shumë të prekshëm nga kjo sindromë. Shikimi në distancë të afërt realizohet nga kontraktimi i disa muskujve të veçantë brenda syrit, të cilët nëse punojnë pa ndërprerje, mund të mbeten të kontraktuar, madje edhe të shkaktojnë spazma, të cilat janë përgjegjëse për simptoma të tilla si: mosfunksionimi dhe mos shikimi i qartë për larg, pas punës në kompjuter, lodhja e syve etj. Defektet e pakorrigjuara të refraksionit mund të risin rëndësinë e simptomave që lidhen me sindromën vizive nga kompjuteri. Të shikosh një ekran kompjuteri ndryshon nga leximi i një flete të printuar, shpesh shkronjat në ekran janë jo shumë të sakta dhe me konture më pak të mprehta , niveli i kontrastit të germave dhe sfondit të tyre është i reduktuar dhe prania e shkëlqimit dhe reflektimeve në ekran mund ta bëjë shikimin të vështirë.
Si trajtohet sindroma vizive nga kompjuteri
Parandalimi ose reduktimi i problemeve të shikimit të lidhura me sindromën Vizive nga Kompjuteri përfshin ndërmarrjen e disa hapave për të kontrolluar dritën dhe shkëlqimin e ekraneve kompjuterike, mbajtjen e largësisë dhe pozicionit të duhur të punës dhe sigurimi i korrigjimit të duhur të defekteve sado të vogla të refraksionit.
Kujdesi për sytë
Personat që kanë defekte të refraksionit (nevojë për syze apo lente kontakti), janë më të predispozuar për të vuajtur nga Sindroma Vizive nga kompjuteri, nëse nuk korrigjohet me saktësi ky defekt. Në disa raste, edhe defekte relativisht të vogla të refraksionit mund të kontribuojnë në shfaqjen apo përkeqësimin e kësaj sindrome. Për këtë arsye, shtrohet nevoja që çdo person që ka simptomat e përmendura më sipër duhet të kryejë një vizitë të plotë okulistike në mënyrë që të përjashtojë apo evidentojë nevojën për korrigjim me syze apo lente kontakti të një gabimi refraktiv të mundshëm.