Flash News

KRYESORE

Çfarë është 'Black Friday'

Çfarë është 'Black Friday'

Me siguri shumë prej jush keni parë sot që shumë dyqane kanë patur një njoftim ku shkruhej "Black Friday", ose e thënë në shqip "E premtja e zezë". Kjo vjen nga një kulturë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë, ku dyqanet bëjnë ulje çmimesh për 24 orë pas “Ditës së Falenderimeve”, (Thanksgivings).

Dyqane të ndryshme bëjnë ulje të mëdha dhe madje shumë njerëz edhe 'zihen' e ka radhë të shumta për të marrë produktin që dëshirojnë.

Pronarët e dyqaneve e ndjekin këtë ritual prej vitesh, për të inkurajuar blerësit që të shpenzojnë për festën e Krishtlindjeve. Sipas traditës, vihen në radhë jashtë dyerve të dyqaneve shumë njerëz, madje  për orë të tëra për të përfituar prej produkteve me ulje.

“E premtja e zezë” është kthyer në një ngjarje të shumëpritur të përvitshme në të cilën shitjet kapin shifra marramendëse! Vetëm brenda një dite qytetarët shpenzojnë rreth dy miliardë dollarë ose më tepër!

Kjo traditë ka filluar të ndiqet dhe në vende të ndryshme të botës dhe për rrjedhojë edhe në Shqipëri. Shumë dyqane, sot kanë aplikuar zbritje të ndryshme në produktet e tyre , duke joshur klientët të kryejnë blerje e të përfitojnë nga oferta e së premtes zezë.

 

Të fundit