Flash News

KRYESORE

Çfarë është EBV (Edukimi me bazë vetëdijen)?

Çfarë është EBV (Edukimi me bazë vetëdijen)?

Meditimi  është një qasje që çdokush mund ta ushtrojë dhe ndihmon në përballjen me probleme shëndetësore të stresit, lodhjes dhe ankthit.

A është menduar ndonjëherë që disiplina  meditimit të futet në kurrikulat mësimore?

Rudina Kopo është teknike e Meditimit Transcendental në Shqipëri dhe është shprehur për Politiko.al se janë bërë përpjekje të vazhdueshme që liderët e fushës së edukimit të njihen me programe më të avancuara mësimdhënie si Edukimi me Bazë Vetëdijen. Përfitoj nga rasti që me këtë intervistë të informoj këdo që drejton një shkollë private apo/ose publike apo që ka fuqi vendimmarrëse në edukim mbi këtë lloj edukimi.

EBV (Edukimi me Bazë Vetëdijen) është një sistem edukimi me disa elemete bazë:

Së pari futet praktikimi i MT disa minuta në fillim dhe në mbarim të ditës mësimore për drejtuesit, stafin, gjithë personelin dhe studentët/ nxënësit.

Pastaj strukturohet mënyra e mësimdhënies në mënyrë që të mos ketë detyra pas klase (fëmija të shijojë kohën me familjen dhe të luajë si dhe të mësojë nga bashkëveprimi me gjyshërit, shokët, familjen, etj.). Orari i secilës klasë mund të reduktohet pak pasi aftësia e një fëmije për t’u përqendruar është më e paktë se ajo e një të rrituri dhe në vitet e para truri duhet të krijojë lidhje të reja nga eksperiencat dhe jo të shërbejë vetëm si depo informacioni apo thjesht për të kopjuar tekstet mësimore nga libri në fletore.

Mënyra e mësimdhënies ndryshohet. Futen elementet e vizatimit, këngës, poezisë, puna në grup brenda klasës e gjithashtu individuale (sepse dikush mund të ketë më shumë aftësi memorizuese vizive e dikush dëgjimore) dhe kjo nxit dhe kreativitetin, integron dhe e bën fëmijën t’i japë zgjidhje situatës sipas këndvështrimit të tij dhe jo sipas kopjimit të këndvështrimit të mësuesit.

Gjithashtu për të mësuar më shumë përdoret mënyra më e thjeshtë që truri ta përthithi një informacion të ri. Për këtë shkohet nga tërësia e leksionit (kurrikulës), në copëza dhe përsëri në tërësi. Vetë studentët bëjnë një përmbledhje të çdo leksioni, çdo dite mësimore, çdo jave, çdo muaji e kështu me radhë dhe tregojnë për çfarë u shërbeu atyre leksioni (apo subjekti) dhe çfarë mësuan prej tij, si lidhet ky leksion me vet vetëdijen e tyre, me veten e tyre. Askujt nuk i kërkohet të përsërisë shokun dhe gjithësecili jep autentikisht atë që mendon.

Në këtë lloj edukimi mësuesi (që duhet të trajnohet për këtë) shpjegon për studentët si lidhet ajo që po studiohet me vetëdijen e individit, për çfarë i shërben në prakticitet individit ky subjekt apo ky leksion dhe si mund ta vërë ai në përdorim pas përfundimit të studimeve (ndërkohë që studenti vetë mund të sjellë idetë apo mënyrat e tij të vendosjes në përdorim të kësaj dije).

Rutina në shkollë, ushqimi (nëse konsumohet brenda ambienteve të shkollës), struktura arkitekturore e inxhinierike e shkollës janë të tilla që jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht e shpirtërisht student të ndjehet mirë. Sistemi vlerësues nuk është nxitës i konkurrencës ndaj tjerit, por vetëm nxitës drejt vet-përmirësimit. Askush në klasë nuk merret shembull për pjesën tjetër të klasës.

Ky lloj edukimi është i aplikuar në shumë pak shkolla sot në SHBA, Angli dhe vendet nordike dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme. Studentët e dalë nga këto shkolla janë të vetëmjaftueshëm, zgjidhin situatat e ndryshme në mënyrë autentike dhe janë shumë praktik. Ata janë fitues të çmimeve dhe medaljeve të ndryshme në konkurse kombëtare apo ndërkombëtare dhe vazhdojnë me sukses të jashtëzakonshëm edhe jashtë jetës shkollore.

Sa kohë duhet që një njëri të arrijë të njohë vetëdijën?

Kjo është një pyetje nga ato që kërkon shumë shpjegim e njëkohësisht aspak shpjegim. Unë po përpiqem të ndjek rrugën e parë duke qen se lexuesi mundet vetëm të më ndjekë intelektualisht.

Të njohësh vetëdijen (ose do të thosha veten dhe çdo gjë tjetër) do të thotë të njohësh nëpërmjet eksperiencës, të përjetosh. Do ta krahasoja njohjen e vetëdijes si të dish t’i japësh biçikletës: mund të kesh lexuar mijëra libra se si i jepet biçikletës, si funksionon ligji i gravitetit në të, fërkimi, etj. por nëse nuk e merr biçikletën dhe të pedalosh, atëherë ajo që ke mësuar në teori nuk të shërben shumë për qëllimin tënd në praktikë. Po njësoj edhe me njohjen e gjithçkaje tjetër. Një personi që nuk ka parë kurrë në jetën e tij nuk mund t’i shpjegosh nuancat e ngjyrave. Njësoj është edhe me njohjen e vetëdijes. Njohja e vetëdijes, atij materiali që nuk është material në thelb, bëhet vetëm nëpërmjet të përjetuarit, vetëm nëpërmjet eksperiencës. Ky proces kërkon kohë të ndryshme për individë të ndryshëm. Të gjithë jemi sat ë ngjashëm aq edhe të ndryshëm.

Të fundit