Flash News

KRYESORE

Çfarë është ‘Hantavirusi’ dhe pse nuk duhet të bëni panik, kini kujdes çfarë lexoni

Çfarë është ‘Hantavirusi’ dhe pse nuk duhet
Disa faqe online kanë publikuar se një virus i ri është shfaqur në Kinë – pas rikthimit të jetës normal pas betejës me koronavirusin.  Në provincën e Yunnan ka vdekur një person teksa po shkonte në provincën Shandong me autobus, ku ndodheshin edhe 32 persona të tjerë. Ky lajm është postuar fillimisht nga “Global Times” në Twitter. Personi që ka vdekur është testuar dhe ka dalë pozitiv me hantavirus. Ky publikim, u bë shkak për shumë publikime të tjera, duke përhapur panik, ku shkruanin se një virus i ri po përhapet në Kinë. Por në fakt, nuk është kjo e vërteta. Hantaviruset janë një familje e viruseve të përhapura kryesisht nga minjtë dhe mund të shkaktojnë sindromat e larmishme të sëmundjes tek njerëzit në të gjithë botën. Hantaviruset në Amerikë njihen si “New World” (Bota e Re)  dhe mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS), teksa Hantaviruset e tjera, të njohura si “Old World” (Bota e Vjetër), gjenden kryesisht në Europë dhe Azi dhe mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS). Si përhapet Hantavirusi? Njerëzit mund të infektohen nga Hantavirusi kur të bien në kontakt me minjtë që mbartin virusin dhe sëmundja nuk mund të kalohet nga një person në tjetrin. Shërbimi i Shëndetit Publik në Kanada thotë se sëmundja mund të shkaktohet nga thithja e grimcave të virusit nga urina e brejtësve ose pështyma. Sëmundja mund të shkaktohet kur një person bie në kontakt me virusin duke prekur objektet ose duke ngrënë ushqim ose pështymë që është lëshuar në ajër dhe pretendohet se një kafshim miu mund të shkaktojë sëmundjen në rrethana të rralla. Cilat janë simptomat e Hantavirusit? Hantavirus ka një periudhë të shkurtër inkubacioni dhe mund të rrijë te një njeri nga një deri në tetë javë. Simptomat përfshijnë: ethe, lodhje dhe dhimbje muskujsh, të dridhura të trupit, dhimbje barku, dhimbje koke, marramendje, të vjella dhe diarre. Hantavirusi ka ekzistuar prej shekujsh por u emërtua gjatë luftës SHBA-Kore në vitet `50. 100 mijë veta sëmuren me Hantavirus çdo vit dhe janë raste shumë të rralla q ky virus të kalojë nga njeriu tek njeriu. Pra, shpresoj mos të keni në plan të putheni me gjuhë me minjtë ;) Mos panikoni!!!

Të fundit