Flash News

KRYESORE

Çfarë është nitrati i amonit, lënda kimike (27 ton) që rrafshoi Bejrutin  

Çfarë është nitrati i amonit, lënda kimike (27 ton)

Pasditja e djeshme shënoi një ngjarje me përmasa tragjike në Bejrut.

Një shpërthim i fuqishëm, që nisi fillimisht si një zjarr në port, shkaktoi dhjetëra viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur.

Mediat lokale, por edhe Presidenti Michel Aoun tha se ishin 2,750 ton nitrat amoni të ruajtura në mënyrë të pa sigurtë në një depo për gjashtë vjet, ajo që mendohet se shkaktoi shpërthimin.

Por, çfarë është Nitrat amonit?

Nitrat amoni është kripë nitratike e kationit të amonit. Mund të konsiderohet analog i amonit me nitrat kalium ose nitrat kaliumi. Formula e saj kimike është NH4NO3 ose N2H4O3. Në formë të pastër, nitrat amoni është një solucion kristalor i bardhë që lehtësisht shpërndahet në ujë. Nxehtësia ose zjarri bën që lënda të ndizet ose të shpërthejë.

Nitrat amoni është një përbërës kimik i përdorur në bujqësi si pleh, për të bërë piroteknikën, si përbërës në pako të ftohta dhe për demonstrime shkencore. Është përdorur gjithashtu për të krijuar shpërthime të kontrolluara në miniera dhe gurore.

Nitrati i amonit mund të lëshojë gazra toksikë, përfshirë oksidet e azotit dhe gazin e amoniakut.

Për shkak se është kaq i ndezshëm ka rregulla të rrepta se si të ruhet në mënyrë të sigurt dhe të qëndrojnë larg zjarrit.

Të fundit