Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Miljenko Jergoviç
Javën e kaluar isha në Vjenë. Në avionët gjysëm të zbrazët të Austrian Airlines pashë, një, dy, tri gra të reja ose shumë të reja, të veshura bukur, të pajisura me gaxhet-ët (gadgets) përkatës elektronikë, dhe një djalë të ri, me veshje, qëndrim dhe orë në dorën e majtë, ma merr mendja, menaxher, me maska mbrojtëse në fytyrë. Ndaj njerëzve që i rrethonin në sportel, e pastaj edhe në avion, ata silleshin si ndaj burimit të infeksionit. Meqenëse isha pjesë e këtij grupi njerëzish, dhe nuk jam as insket dhe as virus, por njeri si edhe ata, u ndjeva i fyer. Njërën prej atyre tri damave, të cilën mund të kapte shikimi im, u përpoqa të shikoj me përbuzje, shikim i cili mund të mjegullohej vetëm nëse ekzistonte ndonjë mundësi fare e vogël që ajo të kishte ndonjë problem shëndetësor dhe jo frikë nga Covid-19. Sepse nëse bëhet fjalë për Covid-in, akoma, që tani deri në fillim të marsit, probabiliteti është më i madh që atë ta godasë ndonjë meteorit, për të mos folur nëse i pëlcet ndonjë venë në trù, sesa të vdesë nga koronavirusi. Por ajo, frikësohet nga njëra, dhe injoron të gjithë mundësitë e tjera. Përse?
Herë pas herë, që prej disa vitesh, dhe më shpesh në mënyrën që nuk duhet dhe në kontekst të gabuar, në mediat kroate shfaqet koncepti „panik moral“. Bëhet fjalë për një prej termave më të shpeshtë dhe për këtë të rëndësishëm nga pikëpamja sociologjike dhe antropologjike. I pari që e ka përdorur këtë term është sociologu dhe kriminalisti Xhok Jung, ekspert për narkomaninë rinore, në kontekstin e reaksioneve të tepruara të mediave, dhe me këtë edhe të opinionit publik, ndaj deviacioneve të grupeve rinore subkulturore. Koncepti më vonë është zgjeruar edhe saktësuar në mënyrë përfundimtare, kësisoj sot nënkupton çdo situatë shoqërore në të cilën, mbi bazën e rasteve të veçanta, reale apo të shpikura, ose mbi bazën e të dhënave statistikore të interpetuara në mënyrë sensacionale, krijohet bindja se bashkësisë dhe sistemit të saj të vlerave i kërcënohet rreziku i vdekjes. Para pësëmbëdhjetë vitesh, shtëpia botuese beogradase „Clio“, publikoi librin e rëndësishëm, por jo sa duhet të lexuar, të sociologut britanik Keneth Tompson „Paniku moral“, në të cilën, mes të tjerash, konstatohet se paniku moral është ndjekës i çdo kulture dhe qytetërimi, por shpejtësia e sotme e shkëmbimit të informacioneve ka shpënë në shumëzimin e rasteve të panikut moral dhe përshtypjes se jetojmë në epokën e panikut moral. Megjithëse jetojmë në kohën më të sigurtë dhe më të rehatshme të historisë njerëzore, jemi të fiksuar dhe të shqetësuar si kurrë më parë.
Sipas definicionit, që në vitin 1972 ka dhënë kolegu i Jungut, sociologu dhe kriminalisti Stenli Kohen, në librin „Folk Devils and Moral Panics“, paniku moral zhvillohet në pesë faza. Në të parën, diçka ose dikush, Covid-19, ose le të themi emigrantët sirianë, përcaktohen si kërcënim për vlerat dhe interesat e bashkësisë. Në fazën e dytë, në kohën tonë, nëpërmjet mediave sensacionaliste dhe rrjeteve shoqërore, në një mënyrë djallëzisht të thjeshtëzuar dhe të qartë, përhapet lajmi për atë se të gjithëve na kërcënon Covidi-9, ose le të themi, emigrantët sirianë. Në fazën e tretë shqetësimi i opinionit publik ngrihet deri në nivelin e maskave mjekësore mbrojtëse dhe rojeve të vetëorganizuara qytetare, të cilët përpiqen t’i zënë rrugën Covid-19, ose le të themi emigrantëve sirianë. Në fazën e katërt, reagon pushteti, së bashku me policinë dhe ushtrinë, dhe kjo në dy mënyra: e para dhe shumë më e rënda, është vënia nën fré e frikës dhe e panikut kolektiv para kafshimit të „folk devilit“ ose djallit të zi në formën e virusit ose ose të njeriut, ndërsa mënyra e dytë është më e lehtë, më e parashikueshme dhe e dobishme për vetë pushtetin që është, të godasë me të gjithë fuqinë kundër armikut të dukshëm ose të padukshëm, në mënyrë që të rritet akoma më shumë paniku moral, por në një mënyrë të tillë që të jetë i dobishëm për regjimin.
Kjo është ajo pika në të cilën në kohët e sotme pushon demokracia dhe në të cilën liria në Perëndim tulatet para sigurisë. Në fazën e pestë, sipas Kohenit, paniku moral tërhiqet, ose rezulton me ndryshime shoqërore. Kësisoj, ndër të tjera, lind antisemitizmi, racizmi, shovinizmi. Kështu më vonë rritet qarkullimi i mallrave në qendrat tregtare dhe shitja e maskave mjekësore.
Frikërat na përcaktojnë ne si pjestarë të bashkësisë. Frika, në fund të fundit, është themeli i Europës. Nëse do të donim të dinim nga se ka lindur Europa moderne, ndoshta gjithçka do ta reduktonim te kolera dhe krishtërimi. Nga frika e kolerës lindi edhe raporti ynë ndaj minjve dhe insekteve shtëpiakë dhe gjithfarësh. Diçka te ne na thotë se ato janë burimi i infeksionit. Por me të humbur kontrollin, dhe e humbim secili nga pak por nuk e vërejmë më një gjë të tillë, minjve dhe insekteve të tjera të pështira (sepse ekziostojnë edhe insekte të tjera të dashura; bletët, xixëllonjat, nusepashkat) i shtojmë edhe grupime të tëra shoqërore. Ja përshembull, kinezët dhe italianët! Ja përshembull, edhe të gjithë udhëtarët e pamaskuar në fluturimin nga Zagrebi në Vjenë dhe nga Vjena në Zagreb! Në një moment pushon së ekzistuari ndryshimi mes nesh dhe minjve mbartës të kolerës.
Në shumicën e rasteve paniku moral bazohet së paku në një premisë të vërtetë. Me thënë të drejtën, ka shumë mundësi që Covic-19 këtyre ditëve do të ndikojë më shumë te italianët sesa te gjyshet në Vinkovac apo në Sopot, por gjithçka tjetër është gënjeshtër. Por telashi është te fakti se njeriu, kur gjendet viktimë e panikut moral, nuk është në gjendje të arsyetojë me qetësi se prej nga i vjen kërcënimi më i madh, nga sëmundja apo nga paniku, nga emigrantët sirianë, apo nga gjuetia kundër emigrantëve sirianë. Nuk është kjo çështje koncepti ideologjik, por çështje e autorefleksit dhe fuqisë për ta parë veten në konteksin e bashkësisë, dhe bashkësinë tonë në kontekstin e bashkësive të tjera.
Nga se ka frikë bota, në fakt nga se frikësohet qytetërimi ynë kur frikësohet nga Covid-19? Kësaj pyetje ende askush nuk i ka dhënë përgjigje, prandaj vetëm mund të supozojmë. Kësisoj suipozoj se civilizimi ynë nuk ka frikë nga disa pasoja reale dhe të parashikueshme, si p.sh. numuri i të vdekurve dhe katastrofa ekonomiko-mjeksore, por frikësohet mbi diçka ndaj së cilës, pas kaq shumë dhjetëvjeçarësh, e ndoshta edhe shekujsh të sigurisë së supozuar, nuk ka kurrfarë kontrolli. Virusi është për çudi më i madh se të gjithë ne. Virusi si përbindësh dhe jo bash hyjni e mirë. Vetëm se në këtë pozitë nuk na ka sjellë ai, por dijenitë tona mbi atë, të cilat nuk ndiqen me njohjet për veten tonë dhe reaksionet tona. Katastrofa që na kërcënon nuk ka të bëjë me karakteristikat biokimike dhe virale të Covid-19, por ka të bëjë me pagatishmërinë tonë dhe mundësinë për të menduar për të. Covid-19 ka mundësi të mos na vrasë, por ama mund të çmendemi prej tij.
Çfarë ndodh kur shfaqen ata që janë tejet më kompetentë se të tjerët për Coronavirusin, megjithëse edhe ata nuk e njohin aq mirë? Në rastin kroat ata janë Alemka Markotiçi, Ivan Gjikiçi, Igor Rudani. Asaj nuk i besojmë, njëlloj sikur hipokondriti i frikësuar për vdekje nuk i beson mjekut që i paraqet një vlerësim të favorshëm të gjendjes së tij shëndetsore. Ndërsa Gjikiçi dhe Rudani, që përpiqen të ndërhyjnë në shoqëri dhe në panikun moral, herë konsiderohen si bashkëbisedues të barabartë në zhurmën e të paditurve, ose, madje edhe dyshohen si ndonjëfarë alternativistësh të angazhuar nga dikush. Në vend që të na qetësojnë, fjalët e tyre sikur shkaktojnë zemërim dhe përbuzje. Përse? Sepse njeriu, si pasojë e panikut moral, më shumë u beson atyre më pak të besueshmeve, madje edhe lajmeve idiote, gënjeshtrave dhe dizinformimeve, të cilat, sikur të ishin vërteta të mundura, dëshmojnë për kërcënueshmërinë e tyre, sesa lajmeve që pohojonë, në mënyrë kompetente, se ai ndoshta vërtetë është i kërcënuar, por jo dhe aq.
Kësisoj, teksa përpiqesha të shikoja me përbuzje atë bashkëudhëtaren time gjatë kthimit në Zagreb, me atë maskën e saj ultramoderne, sipër së cilës shiheshin dy sy të mëdhenj, të zinj dhe të kuruar me kujdes, dalngadalë e kuptova sesa e paevitueshme është frika.
Ajo vërtetë frikësohej nga Covid -19, por unë më shumë i frikësohem frikës së saj.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38