Flash News

KRYESORE

Çfarë është prozac-u, dhe a është Rama një përdorues?

Çfarë është prozac-u, dhe a është Rama një

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në fjalimin e paradites (e diel) në Çadrën e Lirisë, ka folur për çrregullime të kryeministrit Rama dhe, përveç disa lloje drogash (e bardha, e kuqja, jeshilja), duke iu referuar ngjyrave për të nënkuptuar kokainë, heroinë, hashash, ka përmendur edhe termin 'Prozac'. Çfarë është prozac? Një kërkim i thjeshtë në Google të çon te faqja drugs.com e cila jep shpjegimin e mëposhtëm:

"Prozac-u është një antidepresant. Nuk kuptohet ende plotësisht mënyra se si funksionon fluoxetine (prozac-u). Mendohet se afekton pozitivisht komunikimin ndërmjet qelizave nervore në sistemin nervor qendror dhe/ose rikthen balancën kimike në tru.

Prozaku përdoret për të kuruar çrregullime madhore depresive, buliminë nervore (një çrregullim në të ushqyer), OCD (çregullime kompulsive obesevive) dhe çrregullime paniku. Prozac-u ndonjëherë përdoret bashkë me një tjetër ilaç, të quajtur olanzapine (Zyprexa) i cili trajton depresionin e shkaktuar nga çrregullimi bipolar. Ky kombinim gjithashtu përdoret për të trajtuar depresione, pasi janë provuar të paktën dy medikamente të cilat nuk kanë çuar në shërimin e simptomave.

Prozac mund të përdoret gjithashtu për qëllime të pa listuara në këtë udhëzues mjekësor."

Të fundit