Flash News

KRYESORE

Çfarë fshihet nën emrin e Agnesa Vuthajt

Çfarë fshihet nën emrin e Agnesa Vuthajt

Rrëmbimi i çmimeve Miss Kosova 2003 dhe Miss Albania 2004 i ndryshuan rrënjësisht jetën Agnesa Vuthajt.  Me një karrierë më të konsoliduar në fushën e modës, në projekte kombëtare e ndërkombëtare tashmë Agnesa , edhe një sipërmarrëse e suksesshme që me emrin e saj, po synon edhe tregun amerikan e më gjerë.

Por mbeti gjithmonë bukuroshja me buzëqeshjen e ëmbël, e cila nuk i hiqet asnjëherë nga fytyra. Megjithëse nuk bën përpjekje për të qenë në qendër të mediave, të skupeve apo faqeve rozë, sa herë ajo poston foto nga një set fotografik, vështirë të mbetet jashtë portaleve.

Dje Agnesa, si e ftuara e tretë e Piter Panit, u gjend përballë pyetjeve pikante të fëmijëve, të cilët, që në fillim ia vunë në dukje dhe e komplimentuan për bukurinë.

Por Aja, personazhi që këtë të hënë luajti Rudina Dembacaj, erdhi bashkë me një karrocë në të cilën flinte një qengj i urtë. Duke ia prezantuar Agnesës, e cila, i adhuron kafshët, Aja tha se qengji i ngjan asaj për urtësinë: “Në fakt, edhe emri im, Agnes, do të thotë qengj i butë”, – tha Agnesa duke  shpjeguar kështu edhe një tipar të personalitetit, urtësinë e pashoqe që e karakterizon gjithmonë. Ja pra çfarë fshihet nën emrin e saj.

Të fundit