Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Çfarë fshihet pas ‘Unazës së Re’, Dashamir Shehi: Do ndërtohen dhe komplekse pallatesh; Ramës po i vjen fundi
Kreu LZHK-së Dashamir Shehi duke folur për protestën e banorëve të ‘Unazës së Re’ thekson se Rama duhet të negocionote dhe jo të vendoste një mur dhune dhe arrogance me ta. Sipas tij kryeministri duhet t’u kishte ofruar atyre kompensim, pavarësisht nëse janë të ligjshme apo jo.
“Për çdo lloj problematike ka një lloj negocimi. Ky ka vënë përpara një mur dhune e arrogance. Edhe në rastet kur mund të ketë të drejtë mënyra sesi e shpreh e bën armik. Unë nuk po them që të gjithë ata që protetsojnë janë të ligjshëm, por nëse ky do t’i kishte afruar një skemë kompensimi nuk do kishte ndodhur kjo që ndodhi. As mua nuk më pëlqen por ky nuk e bën këtë punë”.
“Puna e parë që duhet të bënte ky, kur prish shtëpinë e tjetrit i ofron një shtëpi. Dhe ky t’u japë nga një apartament, që këta të shkojnë në një shtëpi, se shtëpia është koncepti bazë për shqiptarët. E dyta ky aty do të ndërtojë pallate. Së pari fillo me nga një shtëpi e dyta duke llogarit se çfarë ke ti. Ky s’ka ça humb përtej kësaj dhe prandaj i bën agresiv”, sqaroi Shehi.
Shehi thekson se për të rrëzuar Ramën duhet të dalin me mijëra njerëz, pasi Rama nuk po u shemb vetëm atyre shtëpitë, por po shemb shtëpitë e gjithë shqiptarëve dhe sipas tij këto protesta duhet të kenë një pikë vlimi.
“Që të rrëzojnë Ramën duhet të dalin me mijëra njerëz se Rama jo se po shemb shtëpinë timë por të gjithë shqiptarëve. Do një pikë vlimi. Opozita ka treguar solidaritet, edhe unë kam shkuar kam mbajt një fjalë”, përfundoi ai.