Flash News

KRYESORE

Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni shumë fiq

Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni shumë fiq

Fiqtë janë ndër frutat më të veçanta dhe të preferuara të verës. Gjenden shumë pak në treg vetëm në fillim dhe në fund të kësaj stine. Kjo i bën ata shumë të dëshirueshëm për këdo dhe gjatë kohës kur piqen, konsumohen çdo ditë.

Megjithatë, edhe pse fiku është i pasur me vitamina dhe minerale, konsumimi i tepërt i tyre mund të sjellë disa komplikime në organizëm.

Disa nga efektet anësore negative më të zakonshme që ky frut mund t’ju shkaktojë në rast se konsumohet më tepër se sa duhet:

Efektet në stomak

Pavarsisht të mirave që i dhurojnë organizmit, frutat e ëmbla të verës mund të jenë agresive ndaj stomakut tuaj. Kjo ndodh pikërisht sepse përmbajnë shumë fibra, të cilat interferojnë në mirëfunskionimin e organizmit, duke ju shaktuar ndjesi rëndëse dhe dhimbje të stomakut.

Nëse ndjeni dhimbje stomaku pasi keni ngrënë fiq, mjafton të pini disa gota me ujë të ftohtë për t’a qetësuar atë.

Shkakton fryrje

Ky frut mund të shkaktojë edhe një sërë problemesh të sistemit tretës, siç janë fryrjet e barkut apo gazrat. Mënyra më ë mirë për të shpëtur nga ky problem është të konsumoni një sasi të limituar fiqsh deri në 2-3 në ditë.

Gjithnjë mos harroni të pini shumë ujë të ftohtë, në mënyrë që të qetësoni çdo efekt që ato mund t’ju japin.

Efektet në lëkurë

Fiqtë janë një ndër frutat më të mira për të kuruar shumë sëmundje kronike të lëkurës, pasi përmbajnë sasi të madhe antioksidantësh të cilët frenojnë radikalet e lira. Për rrjedhojë mbajnë rininë dhe shëndetin e lëkurës për vite me rradhë.

Gjithësesi konsumimi i tepërt i tyre mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme, e sidomos ndaj diellit dhe rrezeve të dëmshme ultra violet.Duke e bërë lëkurën më të ndjeshme dhe më delikate ndaj diellit, ajo do të ketë tendencën të rrudhet, njolloset dhe plaket më shpejt.

Ndikimi në kocka

Konsumimi i tepërt i fiqve ka një ndikim negativ edhe në kocka për shkak të okslataeve që janë prezente në këtë frut.

Oksalatet janë një lloj kripe që redukton kalciumi në trup, duke dobësuar kështu edhe kockat. Fiqtë nuk rekomandohet të konsumohen nga personat që vuajnë nga sëmundje të kockave si osteoartriti, apo artriti.

Gjithashtu fiqtë janë të dëmshëm për personat që vuajnë nga veshkat, gratë shtatëzanë apo lehonat.

Megjithëse çdo organizëm reagon ndryshe ndaj ushqimeve të ndryshme, mundohuni të mos e teproni me sasinë e fiqve që do të konsumoni këtë verë.

Të fundit