Flash News

KRYESORE

Kritikët e de Biazit: Naivë, të pandershëm, apo kërkojnë punë?

Kritikët e de Biazit: Naivë, të pandershëm, apo

Politiko.al

Ka një kor të zjarrtë deklaratash kundër trajnerit italian të Kombëtares shqiptare. Më të zëshmit janë trajnerët vendas të ekipeve të Super Ligës shqiptare, ose ish-trajnerë të Kombëtares. Sulejman Starova, Astrit Hafizi, Shkëlqim Muça, por edhe të tjerë nga brenda Federatës, kanë jo vetëm kritika për rezultatet, por edhe për stilin e lojës, skemat, apo dhe deklaratat e italianit pas ndeshjeve të Kombëtares. Çfarë ka pas këtij 'shqetësimi' të kolegëve vendas të de Biazit?

Sigurisht, të gjithë ata janë legjitimë në faktin e shqetësimit për Kombëtaren. Megjithatë, është i shpërpjestuar cinizmi ndaj trajnerit italian. Sepse, përveç ndeshjes me Izraelin, rast kur Shqipëria mund të cilësohet e pafat, e pazonja apo e trysnuar nga ajo çfarë ndodhte jashtë fushe (kërcënimi i një akti terrorist dhe atmosfera e krijuar), për cilat ndeshje të tjera zyrtare mund të ngarkohet me barrë faji de Biazi?

Spanjën apo Italinë? Të dyja të humbura minimalisht dhe me një Kombëtare të ndërtuar dhe të paraqitur si dinjitoze, të paktën në përballjen e Palermos. Cili prej këtyre trajnerëve apo 'federatistëve' do të kish prodhuar një rezultat të ndryshëm (pozitiv)? Cili prej tyre do të barazonte apo fitonte me Spanjën dhe Italinë? Nëse e besojnë këtë, janë të gjithë naivë. Nëse e dinë se nuk do mundeshin, por e thonë se ashtu ua do puna, janë të pandershëm.

 

Të fundit