Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë ka deklaruar Paloka dhe Alibeaj për ish-zyrtarët e policisë që sot ju pre fleta e arrestit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar tre urdhër arresti për tre ish-zyrtar të policisë, Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.
Dy prej këtyre emrave janë denoncuar fuqishëm nga Partia Demokratike gjatë katër viteve të kaluara.
Në datën 4 tetor 2015, Enkelejd Alibeaj do të denonconte drejtuesin e postës policore të Dhërmiut, Sokol Bode. Ja çfarë deklaronte ndër të tjerash Alibeaj në konferencën për mediat.
“Kushërinjtë e Saimir Tahirit, Habilajt që hetoheshin për trafik droge, dhe që policia i njeh mirë për aktivitetin e tyre në Vlorë e më gjerë, po vazhdojnë të forcojnë lidhjet me pikat kyçe të kalimit të narkotikëve. Kemi këtu, Moisi Habilajn, kushëriri i preferuar i Tahirit, në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi. Pikërisht në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali.
Por siç dëshmojnë këto foto, kreu i policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës sepse në fakt është vënë në shërbim të tyre. Ja tek festojnë së bashku kreu i kufirit të Dhërmiut me Habilajt, arritjet në biznesin kriminal. Dolli pa fund për drogën dhe për shefin e madh në Tiranë. Oficeri Bode e ka marrë mesazhin. Ai nuk mund të hetojë kushëririn trafikant të ministrit të brendshëm”.
Ndërkohë në 10 gusht të 2016-ës, Edi Paloka po nga selia e Partisë Demokratike denononcoi kreun e policisë së Vlorës Jaeld Çela.
“Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselle, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvernec, Trevllazer. Më tej në Risili – Llakatund – Trevllazer- Mekat – Kanine, dhe zona e trete eshte Vranisht – Llakatund_ Terbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster. Vlen për tu theksuar se zona Armen- Kocul –Selenice – Pocem që lidhen me fshatrat e Tepelenes kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri”.
Këto deklarata të PD-së, të cilat u vërtetuan mbrëmjen e sotme kur Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi ndaj tyre masën e arrestit, nuk u morën në konsideratë nga mazhoranca socialiste në kohën kur ato u bënë.