Flash News

KRYESORE

Çfarë kanë të përbashkët vendet që e kanë menaxhuar më mirë krizën e koronavirsit? Gra udhëheqëse

Po kërkoni shembuj të udhëheqjes së vërtetë në një krizë? Nga Islanda në Tajvan dhe nga Gjermania në Zelandën e Re, gratë po i tregojnë botës se si të menaxhojnë një ndodhi të çrregullt për familjen tonë njerëzore.

Shtoni që në Finlandë, Islandë dhe Danimarkë – ku gratë kanë treguar se ato i marrin frerët në dorë kur situate përkeqësohet.

Shumë do të thonë se këto janë vende të vogla, ose ishuj, ose përjashtime të tjera. Por Gjermania është e madhe dhe udhëheqëse, dhe Mbretëria e Bashkuar është një ishull dhe shihet shumë qartë se pasqyrohet me rezultate shumë të ndryshme.

E vërteta

Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë, u ngrit herët dhe me qetësi u tha bashkatdhetarëve të saj se ky ishte një problem serioz që do të infektonte deri në 70% të popullsisë. "Është serioze" - tha ajo, "Merreni seriozisht." Ajo bëri, kështu edhe ata vepruan. Testimi filloi që nga fillimi. Gjermania i shmangu  fazat e mohimit, zemërimit dhe paqartësisë, të cilat i kemi parë në vende të tjera. Shifrat dhe bilancet në Gjermani janë shumë më të ulëta se fqinjët e saj evropianë, dhe ka shenja që ata mund të jenë në gjendje të fillojnë të heqin kufizimet relativisht shpejt.

Vendosmëria

Ndër lëvizjet e para dhe më të shpejtat ishte Tsai Ing-wen në Tajvan. Në janar, në shenjat e para të një sëmundjeje të re, ajo prezantoi 124 masa për të bllokuar përhapjen, pa u dashur të përdorë bllokimet që janë bërë të zakonshme diku tjetër. Tani ajo po dërgon 10 milion maska në SHBA dhe Evropë. Ing-wen menaxhoi atë që CNN e ka quajtur "ndër reagimet më të mira në botë", duke e mbajtur kontrollin e epidemisë, dhe deri tani të raportuara janë vetëm gjashtë vdekje.

Jacinda Ardern e Zelandës së Re kufizoi lëvizjen që në fillim dhe u tregua mëse e qartë për sa i përket nivelit të emergjencës. Ajo i imponoi izolim njerëzve që hynin në Zelandën e Re dhe në mënyrë të habitshme, qenë fillim, kur kishte vetëm 6 raste në të gjithë vendin – ndaloi të huajt të hynin në Zelandën e Re. Qartësia dhe vendosmëria po e shpëtojnë Zelandën e Re nga stuhia. Nga mesi i prillit ata kanë pësuar vetëm katër vdekje, dhe ku vendet e tjera flasin për heqjen e kufizimeve, Ardern po i shton.

Teknologjia

Islanda, nën drejtimin e Kryeministres Katrín Jakobsdóttir, ofron analiza falas për të gjithë qytetarët dhe do të jenë të parët që analizojnë përhapjen dhe fatalitetin e virusit. Shumica e shteteve testojnë vetëm personat që shfaqin simptoma. Islanda po i teston të gjithë. Në raport me popullsinë, ishulli ka testuar pesë herë më shumë njerëz se Korea e Jugut dhe ka implementuar një sistem gjurmimi që nuk kërkon mbylljen e bizneseve apo shkollave.

Burimi: Forbes

Të fundit