Flash News

KRYESORE

Çfarë kapërcimi për ish-futbollistin e Tiranës; prezantohet te Barcelona B

Çfarë kapërcimi për ish-futbollistin e Tiranës;
Ish-sulmuesi i Tiranës, Merveil Ndockyt, është transferuar në orët e fundit të merkatos nga skuadra e Getafes te Barcelona B ne Kategorine e Dyte spanjolle. Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Barcelona B me anë të një postimi në “Tëitter”, ku thuhet se lojtari është huazuar për 6 muajsh me të drejtë blerje. Lojtari kongolez ka qenë pjesë e skuadrës bardheblu në Shqipëri, ndërsa në gushtin e 2017-ës bëri hapin e madh në karrierën e tij duke kaluar te Getafe, e ndërsa tashmë karriera e tij, të paktën për 6 muaj, do të vazhdojë te skuadra e dytë e Barcelonës. “Është një kënaqësi e pamasë, kur më thanë lajmin isha mëse i lumtur. Ishte një lajm që më entuziazmoi shumë dhe gjithashtu bëri të lumtur edhe familjen time”, ka thënë ai.

Të fundit