Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Presidenti serb, Vuçiç, tha pak ditë më parë se ideja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë kishte vdekur në Berlin. Ai tha se kjo ide ishte një propozim i tij. Me këtë deklaratë Vuçiç shpërtheu një të vërtetë që ishte mbuluar tinëz për më shumë se një vit.
Pasi presidenti Vuçiç tha se ideja ishte e tij dhe ajo ide vdiq, dhe pasi debatet për këtë çështje janë në kulm, kryeminstri Rama nxitoi të thotë se ideja e ndryshimit të kufijve është një budallallëk i rrezikshëm, i sajuar dhe pa asnjë të vërtetë.
Për më shumë se një vit kjo ide ka qenë si një fantazmë që ka rendur vazhdimisht në shumë zyra dhe korridore politike mes Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, ka shkaktuar debate, diskutime, akuza. Ishte e dukshme, që në fillim, se për këtë ide punohej jashtëzakonisht fort në mjaft drejtime dhe nga njerëz shumë të fuqishëm. Ishte e qartë se këtë ide e përkrahnin jo vetëm Vuçiç, por edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama e ka fshehur gjuhën duke mos thënë publikisht qartë se ishte pro idesë së ndryshimit të kufijve, por ka thënë se përkrahte idenë e një marrëveshjeje përfundimtare me të cilën palët do të binin dakord. Me këtë ai nënkuptonte përkrahjen për ndryshimin e kufijve. Presidenti Hashim Thaçi ka qenë pak më i hapur. Ai ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve do të çonte në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe në bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën.
Në fakt, pavarësisht përpjekjes për ta fshehur, gjërat kanë qenë të qarta. Në fund të verës së vitit të kaluar, ish-minsitri i Jashtëm i Suedisë dhe i dërguar i posaçëm i OKB-së, shumë vite, për Kosovën, tha se kryeministri Edi Rama i kishte thënë se, ai dhe Vuçiç, kishin rënë dakord për ndryshimin e kufijve mes Serbisë. Sonja Biserko, një aktiviste shumë e e njohur serbe, ka thënë se presidenti Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama kanë rënë dakord për idenë e Vuçiç për ndryshimin e kufijve. Ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç tha disa muaj më parë se, Rama dhe Vuçiç po punojnë fshehtas për planin e ndarjes së Kosovës.
Në janar të këtij viti, ministri i Jashtëm, Bushati, u largua nga detyra. Ai u lavdërua dhe po lavdërohet se punoi mirë dhe ishte i suksesshëm, ndërkohë që u largua. Largimi i tij, i një kundërshtari të njohur të ndryshimit të kufijve, dhe zëvendësimi me dikë që është mbrojtës i ndryshimit të kufijve, tregon se Rama po punonte për ndryshimin e kufijve.
Ndonëse nuk dihet me saktësi se cili prej të dyve, kryeministri Rama apo presidenti Thaçi, ka qenë mbështetësi dhe shtytësi kryesor nga pala shqiptare e kësaj ideje të Vuçiç, duket që kryeministri Rama është ai që është marrë vesh i pari me presidentin serb, Vuçiç. Duhet thënë se, si kurrë më parë, takimet e presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Rama kanë qenë shumë të dendura. Ata janë takuar së bashku, deri vitin e kaluar, tetë herë. Kaq shumë kryeministri Rama nuk ka takuar askënd. Asnjë kryeministër tjetër më parë nuk ka takuar për pesë vite tetë herë një kryeministër të një vendi tjetër.
Për ekzistencën e një plani për ndryshimin e kufijve ka folur, gjerë e gjatë, kryeministri Haradinaj, ish kryenegociatorja EditaTahiri, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Për idenë e ndryshimit të kufijve ka folur Komisioneri Johanes Hahn në 31 gusht të vitit të kaluar. Hahn, i cituar në Politico.eu nga Andrew Gray thotë se ndryshimi i kufijve mund të zgjidhë çështjet e pazgjidhura që nga koha e luftës në 1998-1999.
Për ndryshimin e kufijve ka folur Komisionerja për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, e cila e ka mbështetur fort idenë duke thënë se ajo nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por duhet të çojë në një marrëveshje përfundimtare. Në fakt, qëndrimet e Hahn dhe të Mogherinit janë bërë të njohura herë pas here, në shumë raste prej tyre. Mogherini, Hahn dhe funksionarë të tjerë më të vegjël në BE, në thelb përfaqësojnë vetëm gjëra kalimtare. Ata vijnë në BE si pasojë e burokracisë së vetë BE-së, dhe nuk janë njerëz të zgjedhur apo me ndikim në vendet e tyre, si Italia apo Austria, apo me ndikim në qeveritë e tyre, si ajo e kryeministrit Konti apo kancelarit Kurtz. Ata, sigurisht, nuk kanë asnjë peshë as te qeveritë gjermane apo franceze. Planin e vrau qeveria gjermane, drejtuesja e BE-së.
Pra, ideja e ndryshimit të kufijve nuk është, siç thotë kryeministri Rama, një budallallëk i rrezikshëm i sajur, por një përpjekje konkrete, një ide e Vuçic, e përkrahur nga Rama dhe nga komisionerët Hahn dhe Mogherini.
Çfarë nënkuptonte ndryshimi i kufijve ka qenë një gjë edhe më e fshehtë se sa ekzistenca e vetë idesë.
Rama nuk ka folur kurrë qartë për të. Thaçi ka thënë se nuk ka ndryshim kufijsh, nuk ka shkëmbim territoresh, por do të ketë korrigjim. Fjala 'korrigjim', sigurisht, që është eufemizëm për 'ndryshim kufijsh' sepse ç'do të ishte korrigjimi nëse kufijtë nuk do të ndryshonin. Thaçi ka thënë gjithashtu se, korrigjimi do të bënte që Lugina e Preshevës të bashkohej me Kosovën, por nuk ka thënë nëse territore të veriut të Kosovës (Mitrovica dhe 3 komunat) do t'i kalonin Serbisë.
Baton Haxhiu e ka mbrojtur publikisht idenë e shkëmbimit të territoreve. Ai ka thënë se kjo është një ide patriotike që mund të çojë në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe më pas në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai ka thënë se veriu i Kosovës është i banuar nga serbë dhe, aktualisht, kontrolli mbi atë territor është i vogël ose i paqenë, ndërsa lugina e Preshevës, po të rrijë në Serbi, do të shpopullohet krejt. Sipas tij, Serbia nuk pret të fitojë gjë nga Kosova, por pret që të hapet çështja e Republikës Srpska në Bosnjë, ndaj ky është një rast për të përfituar.
Për ndryshimin e kufijve, konkretisht, ka folur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Dy vjet më parë ai tha se duhet të ndahet me kufij çfarë është serbe dhe çfarë është shqiptare. Ai përmend si argument ndryshimet e kufijve, apo shkëmbimet, Bangladesh-Pakistan, Belgjikë-Holandë etj. Në maj të vitit të kaluar Daçiç foli sërish dhe tha se duhet të ketë shkëmbim, i cili do të sjellë përfitim për të dy vendet.
Pra, ideja e Vuçiç e përcjellë nga Daçiç është që, ajo që është serbe të ndahet nga ajo që është shqiptare. Kjo do të thotë që tri komunat, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut të shkëmbehen me Luginën e Preshevës. Detajet e këtyre shkëmbimeve do të diskutoheshin.
Si u ngjiz kjo ide dhe për çfarë interesi?
Në takimin e parë Rama –Vuçiç në Beograd, që të dy, sidomos Rama, përdorën gjuhë nacionaliste. Rama në konferencë shtypi në krah të Vuçiç tha se Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të çlirohet nga hijet e së shkuarës. Vuçiç e quajti këtë një 'provokacija' dhe tha se Kosova është Serbi. Rama më pas vizitoi Preshevën. Pas takimit, edhe Rama edhe Vuçiç, u shfaqën si nacionalistë të fortë që nuk lëshojnë pe kur vjen puna për çështjen kombëtare. Serbët nisën ta shihin shumë më me respekt pozicionin patriotik të Vuçiç. Në Shqipëri Rama nisi të shihet si mbrojtës i Kosovës dhe si patriot.
Kjo gjë, ky profil, mund t'u jepte atyre mundësi të shtynin përpara ide “jo aq patriotike” se sa qëndrimet në konferencë shtypi, që mund të hasnin në kundërshtime. Më pas Rama nisi të flasë për një epokë të re në Ballkan, për një epokë të re në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, për lënie pas të ëndrrave me luftë etj. Të njëtën gjë nisi të bëjë edhe Vuçiç. Ai fliste për një dialog të madh kombëtar që duhet ta bëjnë serbët, në mënyrë që të ketë një qasje realiste ndaj Kosovës. Edhe ai, si Rama apo Daçiç, flet për negociata të vazhdueshme mes Izraelit dhe Palestinës.
Rama dhe Vuçiç, pasi krijuan profilin e nacionalistit të zellshëm apo edhe patriotit të fortë, mund të hynin në diskutime “jo patriotike” për ndryshimin e kufijve. Vuçiç e ka bërë këtë sepse, me ndryshimin e kufijve vendi do të fitonte antarësimin në BE. Gjithashtu, shkëmbimi i territorit do t'i jepte Serbisë pjesë vitale të Kosovës, duke ia bërë të vështirë mbijetesën, edhe sot të vështirë, shtetit të ri. Vuçiç, nga ana tjetër, do të mund të mbante hapur idenë e marrjes së Republikës Srpska. Gjithashtu, Vuçiç do ta bënte Serbinë aktorin kryesor në Ballkan, duke e bërë me territor më të madh dhe anëtare të BE-së. Kjo do ta portretizonte si patriot në Serbi dhe paqebërës në rajon. Karrierë politike e pavdekshme.
Rama u përfshi në këtë çështje sepse ai donte të shihej si bashkautor i një projekti paqeje në rajon, dhe donte të kishte karrierë politike të gjatë dhe të sigurt. Për Ramën nuk u pa si i rëndësishëm interesi i Kosovës dhe, sigurisht, as interesi i shqiptarëve në tërësi. Kosova, nga një marrëveshje me shkëmbim territori, vetëm do të humbë. Tokat në veri janë pjesë historike dhe jetike e Kosovës. Kosova mund të mbijetojë dhe jetojë vetëm duke mos i hapur rrugë ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ndryshimi i kufijve çel një derë që nuk dëmton as Serbinë, as Greqinë, as Bullgarinë dhe askënd në Ballkan, veç shqiptarëve, dhe sidomos atyre të Kosovës.
Kjo nuk do të thotë se Rama është anti-shqiptar. Kjo do të thotë se Rama sheh vetëm interesin e karrierës së vet politike. Ai hyri në këtë plan duke ndjekur idetë e Vuçiç dhe po del nga ky plan si i nxjerrë nga vdekja e planit. Tani është koha që ai ta pranojë këtë fakt dhe të japë llogari për futjen në këtë rrëpirë të Kosovës dhe shqiptarëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38