Flash News

KRYESORE

Çfarë komunikoi dje Mozzik në konferencë përmes gjuhës së trupit

Në konferencën për shtyp të këngëtares Loredana, e cila akuzohet për mashtrim të çiftit zviceran, ka qenë dhe bashkëshorti i saj Mozzik.

Prive.al ka analizuar veprimet e Mozzik të cilat në çdo rast tregojnë mbështetje të gruas së tij:

Që në start kur u kujdes të mbushë gotën e saj me ujë të parën, ndonëse më pas u hutua dhe piu edhe vetë nga gota e Loredanës dhe jo e tij

Përgjatë gjithë deklaratës, dorën e mbante në supet e gruas për t’i dhënë mbështetje

Momenti kur pasi pyetet për akuzat e shoqes së saj për vjedhje nga llogaria bankare, Mozzik ndërhyn për të mbyllë temën duke thënë se sot nuk janë mbledhur për një gjë të tillë.

Momenti kur Loredana në këmbë, debatonte me gazetarin zviceran, Mozzik e tërhiqte me prapa për t’u ulur duke i thënë ngadalë që të mos e zgjasë.

 

Të fundit