All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Çfarë mendon për Tahirin dhe Xhafajn? Sandër Lleshi: Nuk jam i përgatitur për këtë pyetje

Çfarë mendon për Tahirin dhe Xhafajn? Sandër Lleshi: Nuk
All - Paragraf - 1

Në studion e emisionit “Opinion”, ministri i Brendshëm në pritje, Sandër Lleshi ka folur edhe për dy paraardhësit e tij. Duke qenë se prej 5 vitesh ka qene në pozicionin e këshilltarit të kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, Lleshi ka pranuar se pjesë e punës së tij ka qenë edhe bashkëpunimi me ish-ministrat e Brendshëm, konkretisht Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.

All - Paragraf - 3

I pyetur se çfarë mendonte për ta, Sandër Lleshi ka heshtur për disa sekonda, ndërsa më pas u shpreh se nuk ishte përgatitur për këtë pyetje.

“Nuk  isha përgatitur dhe për njerëzit nuk shprehem. Kam mendim pozitiv për të dy. Dihet që zoti Xhafaj e mori Ministrinë në një situatë të ndërlikuar. Ka bërë punë pozitive. Për zotin Tahiri e di që ka punuar me dinamizëm dhe aksion të madh. Kursej çdo opinion tjetër duke qenë se është në gjykatë dhe nuk më takon të jap unë mendime”, tha Lleshi.

Përballja me banditë dhe politikanë të inkriminuar, Sandër Lleshi: Në karrierë nuk kam çfarë të fitoj më

Sandër Lleshi rrëfen kur iu bë oferta për ministër: Nuk mund ta kundërshtoja propozimin e Edi Ramës

Të fundit