Flash News

KRYESORE

Çfarë na thanë përmbytjet për Qeverinë dhe ndarjen e territorit

Çfarë na thanë përmbytjet për Qeverinë dhe

Roland Bejko

Përmbytjet e fundit e nxorën cullak Qeverinë edhe për një dështim tjetër spektakolar të saj:

  • Së pari: Në kuadër të Reformës së Re Territoriale duke i shkrirë Bordet e Kullimit në katër drejtori rajonale dhe duke ia kaluar kompetencat e menaxhimit të kanaleve vaditës dhe kullues bashkive i vunë vulën e dështimit kësaj reforme.
  • Së dyti: Bashkitë nuk kanë as mundësitë teknike, as kapacitetet njerëzore, as mundësitë financiare dhe as vullnetin që të merren me punët rurale (të fshatrave) kur votat i kanë në zonat urbane (qytete).
  • Së treti: Ishte gabim krijimi i bashkive mikse ruralo-urbane pasi qendrat administrative, (ish-komunat), kanë humbur mundësitë e marrjes së shërbimeve bonifikuese, bujqësore, por edhe shërbimet e tjera civile e administrative si pastrimin e territorit, ndrçimin publik, mirëmbajtjen e rrugëve, të varrezave, gjelbërimin etj edhe pse paguajnë taksa dhe tarifa për ti marë këto shërbime.
  • Së katërti: Bashkitë, nuk kanë asnjë mundësi njerëzore dhe financiare dhe pajisje të përballojnë emergjencat civile. Pjesa më e madhe nuk kanë as qendra zjarrëfikseje.
  • Së pesti: Eshtë urgjente rindarja e re territoriale duke i kompozuar bashkitë e reja, jo sipas interesave elektorale të mazhorancës në pushtet, por sipas mundësive dhe kritereve kushtetuese që përcaktojnë qartë atë se si duhet të bëhet grupimi i komunave në bashki që të kenë mundësi ofrimin e shërbimeve dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
  • Së gjashti: Duhet të kemi dy tipe bashkish :

  1. Bashki me karakter URBAN, mbi bazë qytetin.

2.Bashki me karakter RURAL, me bashkime ish komunash.

Në këtë mënyrë do të menaxhohet më mirë edhe territori, do të ofrohen edhe më mirë shërbimet, do ta kemi pushtetin edhe më afër qytetarit.

Mos haroni, ligji i ri i vetqeverisjes vendore është hartuar duke pasur parasysh dy parime fondamentale europiane që burojnë nga autonomia lokale si:

  1. Subsidariteti dhe,

    2. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i integruar.

Si përfundim: Ndarja aktuale e territorit me këtë hartë, ku parimi bazë është kalkulimi i votave në dobi të mazhorancës, ka dështuar edhe në aspekte të tjera si: menaxhimi i territorit, politikat fiskale, ofrimi i shërbimeve, zhvillimi ekonomik etj.

Prandaj, vetëm konsensusi i gjerë politik i bazuar mbi mendimin teknik të specialistëve, do na sillte një variant të ri dhe të suksesshëm të vetqeverisjes vendore, të aftë në ofrimin cilësor të shërbimeve ndaj qytetarëve.

*Autori është kryetar i Partisë Demokratike për Gjirokastrën.

Të fundit