Flash News

KRYESORE

Çfarë ndodh me trurin në minutat e fundit para vdekjes

“Përhapje të depresionit” quhet një valë aktivitetesh në tru që duket se shënojnë momentet e fundit para vdekjes.

Një ekip neurologësh, përfshirë edhe ata nga Charité–Universitätsmedizin në Berlin, monitoruan sinjalet elektrike në trurin e 9 personave në momentet e fundit të vdekjes. Ekspertët ekzaminuan aktivitetin mendor të pacientëve në momentet e fundit të jetës, që duket se paraprin shuarjen e organit tonë më jetik.

Rezultatet sugjerojnë se vetëdija vazhdon të jetë prezente për disa minuta pasi pjesa tjetër  e trupit ndalon së shfaquri shenja jetë.

Secili nga pacientët – nga Berlini i Gjermanisë dhe Cincinnati në Ohajo, kishte marrë dëmtime serioze në tru dhe nuk kishte asnjë shans për mbijetesë. Ekspertët shpresojnë se, duke implantuar elektroda në trurin e subjekteve të testuara, ata mund të zbulonin mekanizmat dhe orarin e vdekjes.

Ata zbuluan se edhe pas 5 minutash pasi një personi i kishte pushuar zemra, qelizat e trurit, ose neuronet, vazhdonin të funksiononin, shkruan Daily Mail.

Të fundit