Flash News

KRYESORE

Çfarë ndodhi në Bruksel? Trump shtyn me forcë kryeministrin e Malit të Zi

Çfarë ndodhi në Bruksel? Trump shtyn me forcë

Gjatë takimit më liderët e shteteve antare në Nato, Trump nuk u ka shpëtuar skandaleve. Këtë herë ai është shfaqur në një video në të cilën shtyn me forcë kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi nga selia e re organizatës së NATO-s, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, bëri thirrje për më shumë angazhim në luftën kundër terrorizmit.

Teksa kërkoi një minutë heshtje për viktimat e sulmit në Mançester, Trump tha se ai ishte një akt barbar kundër shoqërisë.

Ai bëri me dije se kishte rënë dakord me mbretin e Arabisë Saudite për t’u angazhuar në luftën kundër terrorizmit. Në Bruksel ka nisur sot Samiti i NATO-s.

 

 

Të fundit