Flash News

KRYESORE

Çfarë ndodhi në Kavajë? Blushi: Kjo është jashtë çdo imagjinate

Çfarë ndodhi në Kavajë? Blushi: Kjo është

Pas tërheqjes së kandidatit të Parisë Socialiste dhe atij të pavarur për bashkinë e Kavajës, ka reaguar kreu i Partisë Libra, Ben Blushi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Blushi quan këtë sekuestrim të së drejtës së votës nga partitë dhe sipas tij kjo nuk mund të quhet më politikë.

Statusi i Blushit:

Çfarë ndodhi në Kavajë

Që zgjedhjet ti fitojë një kandidat i vdekur e kisha imagjinuar, po që zgjedhje nuk ka se nuk ka fare kandidatë, kjo është jashtë çdo imagjinate. Ky quhet sekuestrim i të drejtës së votës nga partitë.

Eshtë njëlloj sikur dy ekipe të marrin topin dhe të dalin nga stadiumi duke i lënë tifozët aty pasi kane prerë biletën. Ky nuk quhet më futboll dhe kjo nuk mund të quhet më politikë!

 

Të fundit