Flash News

KRYESORE

Çfarë ndodhi në natën e parë gjysmëfinale të "Kënga Magjike"

Çfarë ndodhi në natën e parë gjysmëfinale

Mbrëmë është transmetuar nata e parë gjysmëfinale e "Kënga Magjike" nën drejtimin e producentit Ardit Gjebrea dhe dy bukurosheve në krah, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

Një natë e mbushur me garë dhe e mocione por dhe ndodhi. Gjebrea kishte zgjedhur të hapte Këngën Magjike me një ide të veçantë për 20-vjetorin e festivalit: 20 fëmijë dhe 20 edicione dhe u hap me prezantimin e 20 të rinjve dhe fëmijëve, të cilët kishin lindur në netët finale të këtij festivali ndër vite.

Gjithashtu, rubrika "Ka një mesazh për ty" u zhvëndos edhe në skenën e këtij festivali. Duke surprizuar Albionën, një vajzë që kishte ditëlindjen. Arditi dhe publiku në sallë e uruan duke i kënduar në një lidhje live.

Ardhja e 12 balerinëve nga "Amici" të cilët performuan me Klaudian ishin një nga momentet kulminante të mbrëmjes, duke dhuruar spektakël dhe profesionizëm në skenën e "Këngës Magjike".

Ndërkohë, sonte pritet të transmetohet nata e dytë gjysmëfinale dhe priten surpriza të tjera.

Të fundit