Çfarë ndodhi papritur mes Borës dhe Donaldit? Shtohen dyshimet se janë ndarë

Mesa duket, Donald Veshaj dhe Nora Zemani janë ndarë ende pa e pranuar publikisht lidhjen e tyre. Pasi u përfolën gjatë për lidhjen mes tyre, Bora dhe Donaldi filluan të shoqëroheshin hapur bashkë vetëm disa kohë më parë.

Pas kësaj, ata ndanë shumë momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit duke treguar hapur se çdo gjë po shkonte shumë mirë. Mirëpo mesa duket, diçka ka shkuar keq dhe dyshja kanë fshirë çdo postim me njëri-tjetrin, madje ata nuk ndiqen më as në Instagram.

Nuk dihet nëse është diçka momentale apo përfundimtare apo thjesht nje trik për të pasur vëmëndjen mbi ta, por na mbetet të shohim në ditët në vazhdim.