Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Çfarë ndryshoi nga dje në raportin Basha-Meta? Kreu i opozitës: Nuk pranojmë karriget në kupolën kriminale, është komplot
Vetëm një ditë pasi përshëndeti qëndrimin e Ilir Metës për domosdomshmërinë e zgjedhjeve me opozitën dhe nevojën për rikthimin e besimit te zgjedhjet e lira, sot, Lulzim Basha, tregoi gjatë fjalës në çadër se diçka ka ndryshuar.
Ai paralajmëroi me zë të lartë se opozita nuk do të pranojë në asnjë rast karriget dhe llokmat e kupolës kriminale, duke e konsideruar këtë ofertë si komplot të “republikës së vjetër”. Dy ditë më parë, Meta u shpreh se LSI është e gatshme të vendosë në dispozicion të PD të gjitha postet e saj politike, përfshirë atë të kreut të Kuvendit dhe Ministritë.
Por, Basha e konsideroi sot këtë ofertë si shpresë të oligarkëve dhe kriminelëve, për të mbajtur në këmbë pushtetin.
“Shfaqja me kukulla ka marrë fund dhe populli është bashkuar për të marrë në dorë fatet e tij. Interest e republikës së vjetër po kërcënohen sepse po kërcënohet pushteti i tyre. Bashkimi popullor ka deklaruar se nuk do të pranojë zgjedhje fasadë dhe as që opozita të marrë karriget dhe llokmat në kupolën kriminale. Kjo është shpresa dhe komploti i republikës së vjetër. Kjo mbështetet edhe nga oligarkët që janë mësuar të vjedhin miliona dhe nga kriminelët që duan të mbajnë Shqipërinë me drogë dhe nga pronarët e mediave të korruptuara dhe nga një grusht avokatësh ndërkombëtarë të kësaj qeverie, që i paguan nga paratë korrupsionit dhe narkomafies shqiptare”, u shpreh Basha përpara simpantizantëve.
Basha theksoi se nëse mazhoranca kërkon seriozisht dialog, kjo nuk mund të bëhet nëpërmjet një pazari të pistë, midis disa deputetëve të të dyja krahëve, me qëllim vazhdimin e komplotit ekonomik.
“Nëse do të ketë dialog politik, ky dialog nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pistë mes disa deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës, në mënyrë që të vazhdojë komploti ekonomik, politik, që të vazhdojë mashtrimi, dështimi, vjedhja, papunësia, por do të jetë dialogu politik që përmes standardit europian për zgjedhjet e lira, do t’i japë fund republikës së vjetër”, tha kreu i opozitës.