Flash News

KRYESORE

Çfarë nuk dini për parfumet

Çfarë nuk dini për parfumet

Ndoshta ju nuk e dini se çdo parfum mbart një histori në vetvete. Ja cilat janë disa nga faktet historike  të parfumeve: Parfumet e para datojnë që nga Egjipti i lashtë, Mesopotamia dhe Qipro.

Fjala “parfum” rrjedh nga fjala latine, fume, që do të thotë “përmes tymit’. Egjiptianët e lashtë ishin të parët që futën parfumin në kulturën e tyre.

Parfumi pas egjiptianëve u përdor edhe nga kinezët, hindusët, izraelitët, arabët, grekët dhe romët. Popullariteti i parfumeve mori hov në shek. 16, në Francë, veçanërisht nga klasat e larta.

Në kohën e Louisit XV, çdo gjë parfumosej, mobiljet, dorezat dhe veshjet. Parfumi më i vjetër në botë është bërë nga djegia e temjanit dhe bimëve aromatike. Në kohëra të ndryshme, parfumet janë përdorur për  të nxitur joshjem.

Shek XX është cilësuar si periudha ku  përdorimi i parfumeve arriti kulmin e vet

 

Të fundit