Flash News

KRYESORE

Çfarë nuk tha Saimir Tahiri

Çfarë nuk tha Saimir Tahiri

Për katër minuta e 40 sekonda ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dha versionin e tij në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në përgjimet telefonike të siguruara nga autoritetet italiane pas arrestimit të Moisi Habilaj.

Tahiri foli sërish për sukseset e tij në kohën kur drejtonte Ministrinë e Brendshme por nuk tha asnjë fjalë në lidhje me raportin që ai ka pasur me ata që ai i cilësoi si “kushërinj të 10-të”, duke thënë thjesht se dy trafikantë “u mburreshin njëri-tjetrit se kush ka mikun më të fuqishëm”.

Ish-Ministri ishte shprehur kohë më parë se do të kërkonte ndjesë publike nëse do të vërtetohej se kushërinjtë e tij do të ishin të përfshirë në trafikun e drogës, por edhe një gjë e tillë nuk ndodhi edhe pse autoritetet italiane kanë në duart e tyre një dosje prej 416 faqesh në lidhje me Moisi Habilaj.

Tahiri nuk tha asnjë fjalë të vetme as për shumat e parave që përmendin dy trafikantët në bisedat e tjera, pavarësisht shifrave të larta që përmendeshin në bisedë.

Ish-ministri kërkoi hetim të shpejtë dhe zbardhje të së vërtetës për këtë ngjarje por “harroi” se statusi që ai gëzon nuk e lejon një gjë të tillë. Ai nuk përmendi për asnjë moment kërkesën për dorëzimin e imunitetit për t’i hapur rrugë prokurorisë për nisjen e hetimeve.

Të fundit