Flash News

KRYESORE

Çfarë opozite po bën opozita, Lela: Po luan me disa regjistra. Duhet diçka e re, jo më kryetarokraci

Çfarë opozite po bën opozita, Lela: Po luan me disa regjistra.

Ndërsa Partia Socialiste është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit synon mandatin e tretë, nga ana tjetër opozita jashtëparlamentare duket sikur është mbrapa tyre me fushatën elektorale.

Analisti Alfred Lela tha në Ora News se duket sikur mazhoranca ka më shumë bateri në këtë garë, por në fakt ka më shumë llogari për të dhënë, pas synimit të shprehur për të arritur 74 mandate e mandatit të tretë.

Kjo na tregon shumë gjëra. Një prej tyre është se Rama e të tijtë kanë më shumë territor dhe të meta për të mbuluar dhe më shumë llogari për të dhënë”, u shpreh Lela.

I pyetur mbi ecurinë e opozitës, analisti thotë se e ka decentralizuar disi komunikimin dhe ka vendosur të luajë me disa regjistra.

Opozita ka decentralizuar disi komunikimin, duke shpërndarë një pjesë të vendimmarrjes, të paktën për listat, siç është rasti i 5 përzgjedhësve të merren me listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo na thotë se opozita ka vendosur të luajë me disa regjistra, ndoshta edhe e gjendur në goditje nga humbja që pësoi kur luajti me një regjistër, e kam fjalën për zgjedhjet e 2017-ës.

Tani kam përshtypjen se tani duhet diçka e re, se zoti Rama është gjë ‘e vjetër’, pra është duke qeverisur prej dy mandatesh dhe në poste politike që prej 98-ës.

Duhet diçka e re, jo më kryetarokraci, por një lloj demokracie, një lloj decentralizimi. A e ka këtë ndërmend zoti Basha, këtë nuk e di por ky është leximi që i bëj dhe si do doja të shpërfaqej më tej”, u shpreh gazetari Lela.

Ditari politik

Të fundit