Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Çfarë paralajmëroi DASH një javë më parë për situatën në veriun e Kosovës dhe a ka lidhje me vrasjen e Ivanoviç
Pas ekzekutimit të politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, mediat kosovare kanë rikthyer në vëmendje një deklaratë bërë gati një javë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku paralajmërohej për rrezikun e sulmeve në veri të Kosovës.
DASH paralajmëroi qytetarët e tij që të tregoheshin të kujdesshëm nëse udhëtonin në veri të Kosovës, për shkak të rrezikut të shtuar për sulme terroriste.
Në paralajmërim thuhej se “grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose pa paralajmërim, duke synuar zonat turistike, qendrat e transportit, tregjet dhe qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike. Përveç kësaj, dhuna e motivuar politikisht ndodh në të gjithë Kosovën”.
DASH-i theksonte se “tensionet brenda dhe ndërmjet komuniteteve vazhdojnë të nxisin dhune, demonstrata dhe trazira të tjera në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan. Ndonëse trazirat e fundme të motivuara politikisht, nuk dhe nuk kanë përfshirë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtarë, kalimtarët mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme”.
Mediat në Kosovë tashmë hedhin dyshime nëse autoritetet amerikane kishin informacione edhe për një atentat të mundshëm ndaj ish-liderit të Listës Serbe, Oliver Ivanoviç.
Qeveria e Kosovës ka reaguar duke dënuar ekzekutimin e politikanit serb, ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në orën 12:00.