Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Çfarë po ndodh me AKSHI? Denoncon deputeti: Shqiptarët i kanë të dhënat në rrezik
Deputeti i Patisë Demokratike, Endri Hasa, ka denoncuar atë që ai quan 'kompromentim i sigurisë së të dhënave" dhe ''rrezik për privacinë e shqiptarëve". Hasa ka postuar në Facebook fjalimin e përgatitur për në seancën e djeshme të Kuvendit, ku del kundra idesë së qeverisë që AKSHI të bëhet "Projektues, administrues, prokurues, kontrollues dhe auditues i çdo niveli sigurie, publik apo sekret".
AKSHI është shkurtimi për Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Shkruan Hasa:
Administrimi i të gjithë të Dhënave Shtetërore nga një institucion i vetëm i cili është po vetë dhe kontrolluesi dhe audituesi i tyre, komprometon rëndë sigurinë e te dhënave dhe komprometon totalisht gjurmueshmërinë dhe ndarjen e përgjegjësisë ne rast problemesh.
Cenon sigurinë e te dhënave te Shqipetarëve dhe paraqet riskun e madh te kompromentimit te rregullave te sigurisë se sistemeve.
Duke përcaktuar një institucion te vetëm si ne politikëbërjen e TIK ashtu edhe në prokurimet e përqendruara krijon premisat për ti hapur rruge praktikave monopoliste ne fushën e TIK.
Nuk mund te administrohen nga një dorë dhe po njësoj si sistemet e policisë së shtetit dhe të ministrisë se mbrojtjes të cilët kane rendësi te madhe për sigurinë kombëtare dhe trajtojnë informacione të rëndësishme dhe sistemet e tjera publike.
Nuk mund të varen dhe menaxhohen po nga i njëjti institucion edhe Thesari i shtetit por edhe te dhënat e Pastrimit te Parave edhe te dhënat e sistemit te menaxhimit te çështjeve te gjyqësorit por edhe Byzylykët e famshëm për mbikëqyrjen e të dënuarve.