Flash News

KRYESORE

Çfarë po ndodh me Justin Bieber? Qan dhe bën të fejuarën të qajë

Justin Bieber po kalon periudhë të vështirë emocionale. Është parë shpesh teksa qan dhe kësaj radhe ndodhi sërish. I ulur në trotuar, këngëtari kanadez ia ka plasur të qarës dhe e dashura e tij, Hailey është munduar ta ngushëllojë.

Ajo që duket shqetësuese është se edhe Hailey në një moment emocionohet dhe qan dhe ajo. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ndonjë pendesë të mundshme të Justin për fejesën e nxituar.

Nuk e dimë pse Justin po i kalon këto momente por të gjithë e dimë sa e ka dashur ai Selenën, ndoshta ende se ka marrë veten nga ndarja me këngëtaren dhe po përpiqet të ngushëllohet me fejesën me Hailey.

Nga ana e saj, modelja dhe e fejuara e Justin Bieber , po bën më të mirën e saj për t`i qëndruar pranë të fejuarit të saj. Duket që ajo e do shumë, por ende nuk jemi të bindur për ndjenjat e Justin kundrejt saj.

Mund të jetë respekt dhe mirënjohje, por dashuri?

Nuk e dimë ende...

Të fundit