Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë po ndodh me Shqipërinë? Anormalitetin e pranojmë si normalitet
Alban Daci
Nuk dua të shkruaj me nuanca politike, me interesa politike, apo me njëanshmëri politike, por dua të shkruaj si një ri shqiptar, krenar për të qenët shqiptar, i rritur në Shqipëri, shkolluar në Europë dhe që kam vendosur të jetoj në Europë, jo si zgjedhje luksi, por si e vetmja mundësi për të jetuar i qetë, për t’u vlerësuar për atë që bëj dhe kam arritur.
Megjithatë, unë e shumë të tjerë që jetojmë jashtë, jemi shqiptarë, jemi rritur në vendin tonë, kemi eksperiencat më të bukura të jetës si fëmijërinë dhe adoleshencën. Aty në Shqipëri kemi eksperiencën e të mësuarit të të shkruarit për herë të parë shqip. Atje, kemi prindërit tanë, të afërmit, vendin dhe askush s’mund të na i mohojë këto. Thuhet se kombësia nuk zgjidhet, por nëse do më thoshin sot se cilën kombësi duhet të zgjedh, po me krenari do të thosha atë shqiptare.
Ndjek më vëmendje situatën në Shqipëri dhe, të thuash se jam i shqetësuar, është pak. Situata atje është alarmante për njerëzit që e duan atë vend me shpirt dhe zemër. Situata atje është alarmante për ata që jetojnë atje. Situata është alarmante për ne që jetojmë larg. Kemi frikë të lexojmë portalet dhe mediat, sepse kronika e zezë është e mbushur me aksidente, vrasje, vdekje e vetëm vdekje. Të krijohet përshtypja se Shqipëria është në luftë. Siç duket, vdekja është ulur “këmbëkryq” në atë vend dhe njerëzit janë më shumë ‘të dashuruar’ me vdekjen se sa me jetën. Vdekja duket se zë vendin kryesor në jetën e shqiptarëve dhe kjo ka krijuar situatën ku ëndrrat janë të mundura nga dëshpërimet dhe iluzionet kanë fituar kundër shpresës.
Shteti gjithmonë dallohet e veçohet nga devijancat si kriminaliteti dhe e lufton atë pa kompromis. Pra, armiku numër 1 i Shtetit është kriminaliteti dhe të gjitha format e tjera që përdornin paralelisht forcën e dhunën. Cilësi dalluese e shtetit-komb është fakti se vetëm ai ka legjitimitetin e përdorimit të forcës me qëllimin e përbashkët për të vendosur rendin dhe për të mbajtur nën kontroll shoqërinë. Shteti shqiptar duket se e ka humbur këtë cilësi themelore, sepse shteti është i kapur nga kriminaliteti dhe ky i fundit ka edhe monopolin e përdorimit të forcës të cilën e përdor kundër rendit shoqëror.
Që nga 2013 kemi lajme që duhet të na shqetësojnë të gjithëve. Kurrë nuk ka ndodhur në historinë e Shtetit shqiptar, dhe as në kohën kur Shqipëria ishte e pushtuar, të ketë pasur kaq shumë deputetë të inkriminuar që japin dorëheqje nga mandatet e deleguara nga politika, sepse Kodi aktual Zgjedhor e ka zhveshur sovranin (popullin) nga e drejta për të zgjedhur dhe për të përzgjedhur. Ky Kod, e kam thënë dhe e rithem, ka nxitur dhe ka ndihmuar kapjen e politikës dhe të shtetit nga elementë të devijuar kriminalë që nuk kanë asgjë të përbashkët më njerëzit e virtytshëm që duhet të qeverisin një vend. Kurrë Parlamenti i Shqipërisë nuk ka pasur në gjirin e tij kaq shumë të inkriminuar për vepra të rënda penale. Nga 2013 deri më sot kemi dhjetëra raste të personave me precedentë të rëndë kriminale që kanë përfunduar në Parlament, “Tempullin e Demokracisë”.
Ajo që më shqetëson nuk është reagimi i klasës politike kundrejt realitetit, por fakti se ky realitet tashmë po konsiderohet si normal nga qytetarët.
Ligjet e vendit bëhen ose janë bërë nga 2013 e këtej nga njerëz që ligjin e kanë thyer dhe e kanë konsideruar pengesë kryesore për të vazhduar devijancën e tyre sociale. Madje edhe reformën në drejtësi, për hir të së vërtetës, e kanë votuar pikërisht edhe ata deputetë që nuk duhet të ishin në Parlament për shkak të rekordeve të tyre kriminale.
Ngjarjet e fundit me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri dhe me aktualin Xhafa, nuk dua t’i gjykoj në aspektin juridik, nuk dua t’i gjykoj në aspektin politik, dhe nuk dua të dal në konkluzione nëse janë të vërteta, gënjeshtra apo strategji politike. Mua më shqetëson imazhi i Shqipërisë në Europë dhe në botë. E kupton se çfarë do të thotë për një europian që kërkon të investojë në Shqipëri dhe i thonë këtu në këtë vend që t’i kërkon të bësh biznes dhe të investosh, ish-ministri i Brendshëm është në arrest shtëpie, sepse akuzohet për vepra penale që e implikojnë me çështje të rënda të drejtësisë.
“Ëelcome in Albania”, por në këtë vend që ti do të investosh, edhe Ministri aktual ka një vëlla që më parë është dënuar për vepra penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike. Në një atmosferë aktuale sa gjasa ka që europianët të vijnë të investojnë në Shqipëri, të vizitojnë Shqipërinë? Kurrë s’ka qenë më i dëmtuar se sot imazhi i Shqipërisë. Edhe në kohën e Regjimit, thuhej se Shqipëria ka diktaturë dhe për këtë fajësonin Diktatorin, por Shqipëria si popull ishte e respektuar në nivel ndërkombëtar. Ndërsa sot Shqipëria po shoqërohet gjithë kohës me togfjalëshat: Krim, Vrasje, Drogë, deputetë me të kaluar kriminale, politikanë e pushtetarë të përfshirë në çështje të rrezikshme kriminale.
Një ndër betejat më të rëndësishme të çdo Shteti të së Drejtës është lufta e vazhdueshme për t’u dalluar nga kriminaliteti, për ta ndaluar dhe për ta luftuar atë pa mëshirë. Sot kemi një situatë aq të rëndë në Shqipëri sa krimi simbolizon Shtetin dhe, si të thuash kujdeset për ekzistencën e tij sipas interesave e rrethanave të kohës. Shumica po mbrohet dhe po e mbron ministrin aktual të Brendshëm duke bërë konspiracion se po po sulmohet nga mafia dhe segment të Mafias.
Në fakt të dëshmojnë të kundërtën, sepse nuk është se vëllai i ministrit ishte një profesor në universitet, një student i shkëlqyer apo një djalë më një të ardhur e të kaluar brilante, por një i dënuar në Itali, sepse ka konsumuar vepër penale. Nëse do të vazhdojmë të hamendësojmë dhe të bëjmë konspiracion ose të ecim me linjën që vetë shumica ka ngritur për t’u mbrojtur, atëherë ka dy opsione: Xhafa po sulmohet, sepse vëllai i tij është i penduar dhe ka folur për të kaluarën e tij; Xhafa është i rrezikuar, sepse vëllai i tij nuk ka respektuar rregullat dhe obligimet që kanë pasur nga e kaluara e tij.
Tjetër arsyetim dhe alibi nuk gjej në lidhjet me mafian që shumica e shikon jashtë vetes. Realiteti nga 2013 e deri më sot dëshmon të kundërtën.
Mekanizmat që po bën politika për t’u shfajësuar apo për të dalë nga situata e rëndë ku ndodhet, nuk më interesojnë fare. Nuk më intereson për të gjetur të drejtën dhe të vërtetën, sepse këto dy cilësi nuk gjenden në politikë. Nëse e drejta dhe e vërteta hyjnë në mekanizmat e politikës, nuk ka për t’u gjetur kurrë, por do të lakohen e stërlakohen për të fituar kohë dhe asgjë më shumë.
Ne kërkojmë që vende si Gjermania, vendet e Europës Veriore, të na hapin negociatat për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë. Kultura e dorëheqjes së këtyre vende nuk mund të krahasohet me kulturën që kanë pushtetarët tanë. Kemi rastin e ministrit gjerman që dha dorëheqjen, vetëm se u dyshua se kishte vjedhur një paragraf në temën e tij të doktoraturës. Kemi ministra që kanë dhënë dorëheqje vetëm se janë paraqitur me vonë në mbledhjen e Kabinetit.
Ndërsa në një situatë si kjo e tashmja, me krenari ministri Xhafa shprehet se nuk e ka në plan të japë dorëheqje. Nuk kam asgjë personale me z. Xhafa, por nëse ai do të ishte gjerman apo nga Europa Veriore, do të kishte dhënë dorëheqje dhe do ju kishte kërkuar shqiptarëve falje. Një shoqëri ngrihet dhe funksionon mbi bazën e modeleve. Atëherë lind pyetja: kush është dhe duhet të jetë modeli i shoqërisë shqiptare?
Sigurisht, nëse një familje ka trafikantë apo të dënuar, ajo nuk është modeli i qeverisjes i shoqërisë apo i pushtetit. E dua Shqipërinë në Europë, dua që edhe populli shqiptar të jetë me të drejta të plota në BE, por nuk besoj se vendet evropiane si Gjermania dhe ato të Evropës Veriore do të na pranonin me këto modele që kemi sot në qeverisje, pushtet dhe në Parlament.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38