Flash News

KRYESORE

Çfarë po ndodh në Britani? Dorëhiqet një tjetër ministër

Çfarë po ndodh në Britani? Dorëhiqet një tjetër

Theresa May mund të ketë patur goxha dhimbje koke sot pasi ka humbur ministrin e dytë të qeverisë së saj brenda një jave.

Sekretarja për Zhvillimin Ndërkombëtar Priti Patel u detyrua në mënyrë poshtëruese që të jepte dorëheqjen nga kabineti qeveritar pas një takimi kokë më kokë dhe pasi ishte urdhëruar që të kthehej nga turi në Afrikë.  

Fati i saj u vulos përfundimisht pas dy takimeve të mëtejshme të saj të fshehta me zyrtarë izraelitë nga 12 të tilla që janë zbuluar se ajo ka patur.

Ajo gjithashtu raportohet se ka vizituar fushat ushtarake izraelite në Lartësitë e Golanit, një zonë me mosmarrëveshje ndërkombëtare, të cilën Britania nuk e njeh, pa e deklaruar një gjë të tillë.

Në letrën e saj të dorëheqjes, Zonja Patel shkruante se i vinte keq që ishte shfokusuar nga puna e qeverisë dhe për mungesën e transparencës.  

Të fundit