Flash News

KRYESORE

Çfarë po përgatisin PS-PD? As Lulzim Basha nuk e mohon një koalicion me Edi Ramën

Çfarë po përgatisin PS-PD? As Lulzim Basha  nuk e mohon

Pas kryeministrit Edi Rama, është kryeopozitari Lulzim Basha ai që nuk mohon një koalicion me PS-në pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha refuzoi të mohonte një koalicion të tillë dhe pavarësisht insistimit të gazetarit Blendi Fevziu, nuk dha një përgjigje konkrete.

“Mundësia është që qytetarët të çojnë përpara Republikën e Re. Ka vendosmëri për të çuar përpara një kauzë të madhe. Nuk ka ‘nëse’, jemi në betejë, unë jam në betejë për ta fituar në emër të qytetarëve”, u përgjigj Basha, duke lënë të nënkuptohet se një koalicion i gjerë mes dy forcave politike nuk përjashtohet kategorisht.

Koalicion me PD pas zgjedhjeve? Rama nuk mohon: Po pres 25 qershorin

Të fundit