Flash News

KRYESORE

Çfarë pritet të ndodhë në botë gjatë 2020-ës. Lista

Çfarë pritet të ndodhë në botë gjatë

Viti 2020 do të jetë i mbushur me ngjarje të rëndësishme anembanë botës. Zgjedhjet presidenciale apo parlamentare, finalizimi i Brex-it, misionet raketore në Mars e deri te eventet sportive, të gjitha këto, pritet që të ngjallin interes e të ndikojnë te ne, direkt apo indirekt.

Secila prej këtyre eventeve ka rëndësinë e vet kombëtare e ndërkombëtare, ndërkohë që sigurisht që të tilla data do të shënohen në histori. Më poshtë janë të rreshtuara ngjarjet më të rëndësishme që pritet që të ndodhin përgjatë 12 muajve të ardhshëm.

Ngjarjet

11 janar – Zgjedhjet kombëtare në Tajvan

31 janar – Në bazë të nenit 50, Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë më në Bashkimin Evropian, vetëm nëse të tjera shtyrje kërkohen dhe vendosen të jepen.

2 mars – Zgjedhjet kombëtare në Guajana

12-16 maj – Në Roterdam të Holandës do të zhvillohet festivali evropian i këngës Eurosong.

17 maj – Zgjedhjet presidenciale në Republikën Dominikane

12 qershor deri më 12 korrik – Kampionati Evropian “UEFA Euro 2020” do të zhvillohet në 12 shtete evropiane, ndërsa Kupa e Amerikës 2020 do të luhet në Argjentinë dhe Kolumbi.

17 korrik – Është planifikuar që të niset drejt planetit Mars raketa për studimin e habitatit , në përgatitje për një mision të ardhshëm ku do të dërgohen njerëz në planet.

24 korrik – 9 gusht – Lojërat Olimpike Verore 2020 do të zhvillohen në Tokio të Japonisë.

18 tetor - Kupa e Botës IÇ T20 2020 do të mbahet në Australi në 8 qytete.

20 tetor – Në Dubai do të hapet World Expo 2020

3 nëntor – Zgjedhjet presidenciale në SHBA

14 dhjetor - Do të ndodhë eklipsi solar, i cili mund të shikohet vetëm në hemisferën jugperëndimore.

Ndërkohë që për vitin 2020 do të ndodhin edhe ngjarje të tjera, datat për të cilat ende nuk janë vendosur.

Zgjedhjet presidenciale në Poloni

Liberia do të bëhet shteti i parë në botë që do të ndalojë plotësisht prerjen e pemëve të veta e në këmbim do të marrë ndihmë për zhvillim. Norvegjia do të paguajë shtetin e varfër me 150 milionë dollarë që të ndalojë shpyllëzimin në 2020-ën.

Do të përfundojë ndërtimi i sistemit mbrojtës raketor Aegis Ashore në Poloni

Kryeqyteti i ri administrativ Egjiptit pritet që të përfundojë së ndërtuari

Muzeu i madh egjiptian, i cili përshkruhet se do të jetë muzeu arkeologjik më i madh në botë, pritet që të përfundojë së ndërtuari.

 

 

 

Të fundit