Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Në mars qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza

Haradinaj: Në mars qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza

Kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i sgurtë që liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm. Po ashtu, këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.

“Kosovarët mund të lëvizin pa viza para muajit mars të vitit që vjen. Gjithashtu edhe FSK-ja para atij muaji, mund të shndërrohet në ushtri të Kosovës”, ka thënë Haradinaj për RTK, ndërsa ka shtuar se madje muaji mars mund të jetë koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen.

Ai ka njoftuar se për këto dy çështje dhe të tjera, do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel.

Haradinaj ka vlerësuar se është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës ka një afat kohor.

Të fundit