Flash News

KRYESORE

Çfarë pritet të ndodhë sot me Saimir Tahirin, provat e Prokurorisë

Çfarë pritet të ndodhë sot me Saimir Tahirin, provat e

Dita e sotme pritet të jetë vendimtare për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dhënë kohë në dispozicion deputetit të PS, Saimir Tahiri, duke mos e mbledhur dje Këshillin e Rregullores për kërkesën e Prokurorisë së Tiranës.

Në një dalje për mediat, Ruçi tha se kërkesa e Prokurorisë i ishte vënë në dispozicion në orën 17:00, të ditës së djeshme, ndaj mbledhja do të zhvillohet sot, në orën 11:00.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike kanë kërkuar përgjatë gjithë ditës së djeshme mbledhjen e Këshillit, por janë përballur me zvarritjen e Ruçit. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i jep kohë Tahirit të shkatërrojë provat.

Mësohet se prokuroria ka prova të forta që implikojnë Saimir Tahirin në çështjet e drogës,  një ndër to është udhëtimi për 4 herë me makinën e tij tip “Audi”, edhe pasi ua kishte shitur vëllezërve Habilaj, në vitin 2013.

Prokurori Besim Hajdarmataj  ka firmosur për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prej një viti, Hajdarmataj drejton Prokurorinë e Krimeve të Rënda, përgjegjëse për hetimin e zyrtarë të lartë të shtetit.

Të fundit