Flash News

KRYESORE

Çfarë pritje për Bashën në Berat: "Përgjigje ndaj Ramës që kërkon të mbajë zgjedhje moniste"

Çfarë pritje për Bashën në Berat:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po udhëton për në qytetin e Beratit, ku do të ketë  një takim me qytetarët para protestës së 25 Majit në kryeqytetit në orën 19:00. Një numër i madh qytetarësh kanë pritur kreun demokrat në hyrje të Urës Vajgurore me thirrjet “Rama ik”.

“Entuziazëm jashtëzakonshëm në hyrje të qytetit të Beratit. Shoh dhjetëra makina që po mbajnë lart stafetën e qëndresës dhe bashkimit popullore për liri dhe demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa.  Përgjigja më e mirë ndaj çdokujt që mund të ketë dilemën më të vogël se do të organizojë zgjedhje moniste. Do të këtë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa para të drogës dhe oligarkëve grabitqarë. Rruga është e mbushur plotë me makina dhe njerëz që na presin në takim“, deklaroi Basha.

Opozita nuk pranon te hyje ne zgjedhjet lokale per sa kohe qe Edi Rama do te mbaje postin e kryeministrit me argumentin se nuk ofron garanci per zgjedhje te lira dhe te ndershme, bazuar ne precedentet e zgjedhjeve te vitit 2017-të.

Të fundit