Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë qëndron pas suksesit të Grupit më të madh të biznesit në Shqipëri?
Sot, në nivel global sipas Forumit Ekonomik Botëror, rezultati i hendekut mes gjinive qëndron në nivelin 68%. Kjo do të thotë, se mbetet ende 32% e këtij hendeku për t’u plotësuar, sipas një raporti të vitit të fundit të kryer në 149 shtete të botës. Një gjë e tillë, dëshmon se pabarazia ndërmjet grave dhe burrave është ende e madhe. Ajo që duhet thënë, është se asnjë shtet në botë nuk e ka arritur ende barazinë e plotë dhe se vetëm shtatë shtete në botë kanë mbyllur thuajse 80% të hendekut. Progreset e bëra drejt barazisë së plotë vazhdojnë të jenë tepër të ngadalta.
Pabarazia gjinore vazhdon të mbetet një sfidë e rëndësishme edhe në Bashkimin Evropian, për të gjitha shtetet anëtare, sipas studimit më të fundit të Institutit Evropian për Barazinë Gjinore. Gratë janë tepër të pa-përfaqësuara në nivele të larta vendimmarrëse në shumicën e shteteve anëtare. Pavarësisht faktit se gratë përbëjnë thuajse gjysmën e fuqisë punëtore në BE dhe përbëjnë mbi gjysmën e të diplomuarve me profil në sektorin e shërbimeve, proporcioni i grave të përfshira në nivelet e larta të vendimmarrjes mbetet tepër i ulët. Kjo anomali dëshmon çuarjen dëm të burimeve njerëzore tepër të kualifikuara dhe me njohuri të larta.
Edhe në Shqipëri, situata nuk është më e begatë. Sipas Instat, ndonëse hendeku gjinor i pjesëmarrjes në tregun e punës ka pësuar një ngushtim, gjatë vitit që lamë pas rreth 18 për qind më pak gra të moshave 15-64 vjeç ishin në tregun e punës krahasuar me burrat.
Në vendimmarrje, në pozicione të qeverisjes vendore, vetëm 15% e kryebashkiakeve janë gra, në nivel qendror 46% e ministrave janë gra, ndërsanë parlament gratë përbëjnë vetëm 29% të deputeteve, sipas raportimeve për vitin 2018.
Sipas llogaritjeve, për vitin 2017, Indeksi i Pabarazisë Gjinore ishte rritur në 0,14 nga 0,09 që shënonte një vit më parë. Në Shqipëri shkalla e pjesëmarrjes në tregun e punës është50,0% për gratë; ndërkohë qëështë 67,0% për burrat.
Sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara Prodhimi iPërgjithshëm Bruto për frymëpër gratënë Shqipëri është9,702 dollarë në vit, ndërkohë që për meshkujt është14,028 dollarë në vit.
Sipas “The Global GenderGapIndex 2018”, Shqipëria renditet në vendin e 34-t në botë nga 149 shtete, me vetëm 29.3% të grave që janë tëpunësuara në nivele menaxhimi të ulëta apo të mesme.
Por për fat të mirë, ka gjithnjë përjashtime dhe histori të një suksesi të atillë, qëështë mirë që të bëhen publike, për të frymëzuar qindra dhe mijëra institucione, subjekte, gra dhe vajza, se me vullnet dhe mbitëgjitha punë, rezultatet në fund shpërblejnë.
Një histori shpresëdhënëse për rolin e grave në Shqipëri, është ajo e grupit Balfin, një Grup me “diskriminim” në kuptimin pozitiv, ku peshorja anon ndjeshëm në favor të grave dhe vajzave, pasi shumica e punonjësve janëfemra dhembi gjysma e shoqërive të Grupit drejtohen prej tyre falë përvojës që kanë në sektorë tëndryshëm të sipërmarrjes, si ai financiar, tregtia e mallrave me pakicë, transportet dhe logjistika, pronate patundshme dhe menaxhimi i tyre, turizmi e kështu me radhë.
Vetëm në sektorin e Real Estate/turizmit, 3 nga 4 drejtuesit ekzekutivë të Balfin janë gra.
Në këtë Grup 42% e anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 48% e drejtuesëve të lartë në tërësi janë gra.
Ndërkohë që në nivel Grupi në tërësi, nga të punësuarit në total, Grupi Balfin ka plot 55% gra, ku vetëm shoqëria më e re e Grupit, Tirana Bank, 75% të totalit të punonjësve i ka gra.
Në disa kompani të këtij Grupi, si për shembull GreenCoast, apo Fashion Group Albania, përqindja e femrave drejtueseështë 80% në raport me atë të meshkujve, ndërkohë që te kompani si Jumbo apo Dyqan Taxi, raporti është përkatësisht 54% dhe 63% në favor të grave drejtuese.
Biznesi është një fushë që gëlon, dhe sikurse ka thënë EleonorRoosevelt “Një grua është si një qeskë me çaj, nuk mund ta dish se sa e fortë është, deri kur e vendos në ujë të nxehtë”.
Balfin duket si një ishull i izoluar lumturie në një mjedis global, i cili sikurse treguam më lart, duket mjaft mëi ashpër dhe jo fort dashamirës ndaj grave.
Sigurisht, është lidershipi largpamës dhe vizioni i Presidentit të Grupit, Z. Samir Mane, ai që mundi të krijonte në Shqipëri një klimë biznesi të udhëhequr nga gratë, kjo mbi të gjitha edhe për arsye racionale, sepse rezultatet tregojnë që kështu suksesi është i garantuar!
Ne kemi pyetur 10 gra të niveleve të larta drejtuese të Grupit Balfin, ato janë imazhi dhe puna që qëndron pas suksesit të Grupit.
Dejtoresha Ekzekutive e Grupit Balfin, Edlira Muka,me një histori mbi 10-vjeçare në pozicione drejtuese brenda Grupit më të madh të bizneseve në Shqipëri shpjegon se si ka qenë e mundur të arrihet kjo.
“Jam e ndërgjegjshme mbi realitetin jo gjithnjë të favorshëm me të cilin përballen çdo ditë mjaft gra dhe vajza në tregun e punës në Shqipëri dhe gjetkë, por të them të drejtën është një fenomen që në Grupin Balfin nuk e njohim. Ne kemi vite që i kemi rrëzuar barrierat e ndarjes gjinore dhe sot ndihemi krenarë që në shumë raste jo vetëm që ka barazi të plotë, por madje numri i profesionistëve në nivele drejtuese, por jo vetëm, anon ndjeshëm në favor të gjinisë femërore. Mjafton të vëmë në dukje se thuajse të gjitha drejtoreshat e marketingut dhe të burimeve njerëzore të shoqërive të grupit janë femra. Sikurse keni përmendur me të drejtë edhe ju, në bordin menaxhues të Grupit ka një përfaqësim mjaft të mirë të grave, pasi janë 3 nga tetë anëtarët e bordit, ndërkohë që në nivel Grupi në tërësi nga të punësuarit në total, jemi mbi 55% femra. Ajo që e bën Grupin Balfin që të jetë në pararojë për sa i takon barazisë dhe tejkalimit të hendeqeve gjinoreështë vizioni dhe shtrirja e aktivitetit në tregje e bashkëpunëtorëndërkombëtarë, të cilët bashkë me ne kanërrënjosur prej vitesh një kulturë pune perëndimore. Ajo që ne shohim te një punonjës, nuk është as gjinia, as origjina dhe as bindjet e tij, por vetëm potenciali dhe atributet që ka për të qenë pjesëtar i familjes tonë të madhe që vepron si një skuadër e vetme për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Sot sfidat tona janë në dy drejtime themelore: në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe sigurimin e një rritjeje të kënaqshme tërezultateve nga njëri vit në tjetrin. Në planet afatmesme dhe afatgjata ne synojmë realizimin e investimeve në tregje më të mëdha e te zhvilluara si dhe konsolidimin në industritë e tregjet ekzistuese. Menaxhimi i njëportofoliinvestimesh në sektorë e tregje të ndryshme kërkon profesionistë dhe partnerë të cilët ndajnë të njëjtin vizion dhe vlera me ne. Bashkëpunimi me kolegë, profesionistë dhe ekspertë të fushave në çdo hap si dhe fitimi i një përvoje shumëvjeçare të ekipit e lehtëson punën për të gjithë. Çdo ditë punonjësit e Grupit Balfin vijnë në punë me moton ‘si mund ta bëj më mirë’, duke u ndjerë kështu pjesë e zinxhirit të vlerave që sjellin dhe vlerësimeve që marrin për kontributet e tyre” – shprehet CEO e Grupit.
Ardiana Sokoli, Zëvendës Presidente e Grupit Balfin për Pasuritë e Patundshme,pas një eksperience disa vjeçare si Drejtuese Ekzekutive e Sektorit Bankar, me njohje shumë të mira të Menaxhimit Financiar si dhe të Qeverisjes Korporative, i është bashkuar Grupit prej rreth dy vitesh. “Unë bëj pjesë në atë kategori që dallimin gjinor nuk e konsideroj si relevant për tregun e punës. Gjatë eksperiencës time kam punuar me gra dhe burra shumë të zotë e të dedikuar.Çdo gjë fillon nga individi, ndaj çdonjëra nga ne duhet të heqë çdo lloj ‘ngarkese gjinore’ që ka relevancë me pozicionin tonë shoqëror. Në këtë mënyrëgjithësecila mund t’i imponohet shoqërisë ku jetojmë. Kjo nis që në shkollim dhe me marrjen e përgjegjësive, përpara se të kërkosh të drejtat,” – shprehet ajo.
Blerina Daka, Drejtuese e Departamentit të Financës në Grupin Balfin, e cila ka mbajtur mjaft pozicione kyçe në Grup që prej vitit 2008, shprehet se pengesa dhe vështirësi ka kudo, qoftë të jesh grua apo burrë dhe nuk mendon se është gjinia ajo që është përcaktuese në këtë drejtim. “Sigurisht tregu shqiptar mbart disa mentalitete dhe pengesa artificiale, që janë shkak i një mendësie të caktuar dhe me peshën e një kohe të shkuar, sidoqoftë nëse këmbëngul dhe investon kohë në një objektiv primar, ka vetëm dy alternativa; ose do t’ia dalësh, ose do t’ia dalësh” – shprehet Daka.
Sipas saj, një nga pikat e forta të Grupit Balfin është “Fakti që nuk i sheh gratë si të tilla, pra si gra, por si kolege, si profesioniste dhe si burime njerëzore tepër të afta dhe të talentuara për të çuar përpara frymën e një skuadre të madhe të përbashkët,” - përfundon ajo.
Anjeza Kelmendi, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore prej vitit 2015 në Grupin Balfin, shpjegon më imtësisht fokusin që ka Grupi te punonjëset femra dhe se si është bërë e mundur që balanca madje të jetë shpeshherë në favor të tyre. “Grupi Balfin është një punëdhënës që e merr seriozisht barazinë gjinore dhe i konsideron përpjekjet për ta arritur atë, si vlerë. Ne kërkojmë nga të gjithë punonjësit dhe i nxisim ata të shfaqin përkushtim, të nxjerrin në pah potencialin e tyre dhe të orientohen drejt arritjeve.Ne vazhdimisht theksojmë në politikat e në komunikimet tona se mundësitë për karrierë varen vetëm nga aftësitë, arritjet dhe përkushtimi ndërsa dallimet gjinore nuk janë faktor,” – thotë Kelmendi.
Itena Ndroqi, Drejtoreshë e Departamentit Ligjor në Grupin Balfinprej dy vitesh, mendon se të jesh grua në Shqipëri do të thotë: “Të bësh diferencën. Do të thotë që ti mundesh. Mundeshndryshe. Mundesh njësoj. Mundesh më mirë.” Sipas saj, shembulli i një gjëje të tillë në Grup nis që te fakti i “të paturit e një CEO Grupi Grua. Pra, mos diferencimi dhe mos-përjashtimi mbi bazë gjinore shfaqet që në nivelet më të larta drejtuese”.
“Në të përditshmen nuk ka sfida, s’ka akte heroike, ka probleme që kërkojnë zgjidhje dhe dhënie drejtim. Sfida e vërtetë është me veten.” – shprehet Ndroqi.
Ajo e bazon eksperiencën dhe dëshirën për t’ia dalë te historiku i saj familjar. “Gratë në familjen time janë respektuar thellësisht dhe janë konsideruar si një vlerë e shtuar. Kanë luajtur rol të fuqishëm në ekonominë familjare dhe afirmimin social të saj” – e mbyll ajo.
14 vite punë në Grupin Balfinkanë qenë një përvojë e çmuar për Elona Hametajn. Sot ajo është Drejtuesja Ekzekutive e SparAlbania.Elona tregon me detaje, përditshmërinë e një gruaje drejtuese. “Një nga pikat e forta dhe të dobëta të një femre drejtuese është ndjeshmëria, shpeshherë na duhet të marrim vendime drastike në të mirë të biznesit dhe kjo nuk është e lehtë. Gjithashtu një sfidë tjetër është gjetja dhe ruajtja e një balance mes jetës në familje dhe punës. Por të punuarit fort përdiçkaqë do dhetekshikonrezultatetqëarrihenfalësaj, nukështëmënjësakrificëdhe as stres, ështëpasion. Dhenjëngashprehjetmëtëbukuraqëmëfrymëzontëvazhdojtëbëjpunënqëdua, është ‘Fëmijëtnukduannjë mama perfekte, pornjë mama tëlumtur’.”” – thotë ajo.
Ledia Telhai është Drejtorja Ekzekutive e Balfin Real Estate. Ajo ka 14 vite përvojë në Grupin Balfin dhe më parë ka qenë Drejtore Ekzekutivë e Fashion Group Albania, gjithashtu pjesë e Grupit. Ledia tregon një episod interesant, ku ajo me praninë e saj si përfaqësuese e Balfin përbënte një risi edhe për një mjedis ndërkombëtar. “Që në momentet e para që i jam bashkuar Grupit Balfin, kam vënë re një prezencë të lartë të femrave në të gjitha shkallet e hierarkisë, madje edhe në pozicione drejtuese. Shpesh rrethohemi nga paragjykime dhe nënvlerësime për arsye të gjinisë, por pozitiv është fakti që kjo mendësi po ndryshon. Jo pak herë kam bashkëpunuar me kompani partnere të cilat në pjesën dërrmuese të tyre kanëpatur drejtues meshkuj dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Kujtoj një takim vjetor me një nga partnerët tanë kryesorë. Unë isha e vetmja femër në rreth 30 persona që merrnin pjesë në takim, një ‘sfidë’ interesante por e kaluar me shumë sukses,” – thotë Telhai.
Mariola Kuçi, me 9 vite përvojë në Grupin Balfin, është Drejtorja Ekzekutive e Acrem, kompanisë që menaxhon QTU, TEG dhe disa pasuri të tjera të patundshme me rëndësi.
“Në fillimet e karrierës time është dukur e vështirë të ushtroje rolin e drejtueses por mund të them se kjo sot nuk përbën mëasnjë problem dhe çdo gjë duket se është lënë pas. Grupi Balfin gjithmonë ka mbështetur fuqishëm rolin e gruas drejtuese duke na dhënë vëmendjen, mbështetjen dhe pozitën e duhur, duke na e bërë punën më të thjeshtë. Një ndër vizionet më të rëndësishme tëGrupitqë prej fillesave të tij ka qenë rritja e pozitës së femrës në tërësi,rrjedhimisht vendosja e barazisë gjinore në të gjithë sektorët e mundshëm, ku ushtrohet aktiviteti,” – shprehet Kuçi.
Eva Kallavaresi ka 5 vjet përvojë në Grupin Balfin, ajo është CEO e Fashion Group Albania.
“Unëmanaxhoj një kompani ku femra zë 90% të fuqisë punëtore. Arritjet nuk janë individuale por janë të përbashkëta me cilindo drejtues apo punonjës të kompanisë. Personalisht pabarazinë gjinore në punë nuk e kam ndier në asnjë nga eksperiencat e mia të punës. Kam qenë me fat dhe jam ndier e barabartë, por nisur nga eksperiencate femrave te tjera besoj që ka pabarazi gjinore dhe sigurisht që duhet të jetë e vështirë. Mendoj se Balfin i trajton gjinitë nëmënyrë të barabartedhe i jep shumërëndësiaftësive/njohurive që ka individi,” – thotëKallavaresi.
Marjeta Goce është Drejtore Ekzekutive që nga viti 2015 e kompanive me profil logjistike dhe transporti si TLP, Milsped Albania dhe Stella Mare. Ajo i është bashkuar Grupit Balfin në vitin 2009.
“Industria e transportit dhe e logjistikës përshkruhetgjithmonë si ‘rruga jo tradicionale’ për një grua jo vetëm nëShqipëri por edhe në tregun global dhe kjo mbështetet nga një perceptim se kjo industri dominohet nga meshkujt. Edhe pse statistikat tregojnë se përqindja e grave drejtuese në këtë lloj industrie është e vogël, fakt është se segmenti i kësaj ekonomie ka gra që inspirojnë, gra karriera e të cilave është e mbushur plot me arritje të jashtëzakonshme.” – thotëGoce.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38