Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Duke qenë se vendi është i përfshirë nga një krizë e gjithanshme, dhe duke qenë se protesta e studentëve ka pushtuar plotësisht diksutimet për jetën politike në vend, është e kuptueshme që Kuvendi i Partisë Demokratike të mbetej me pak zë përballë kësaj pamjeje.
Në të vërtetë mediat e qeverisë (ajo zotëron pjesën dërrmuese të tyre), analistë dhe kolumnistë të njohur të saj shkruajtën editoriale, bënë komente për Kuvendin e PD-së. Siç është e pritshme dhe siç ndodh zakonisht në eksperimentet pavlloviane këto media dhe këta analistë sulmuan Kuvendin, sulmuan kryetarin e PD, Basha, sulmuan zgjedhjet në PD etj. Askush prej tyre nuk u rrek të shohë ndonjë ide që u artikulua, domethënien e saj, a kishte një qasje të re, a kishte ndonjë zhvendosje, ndonjë afrim ideor, ndonjë thellim ideologjik apo zbehje të saj etj. I tëri ky entitet vetëm sulmoi. Madje vetë Rama (ndoshta kryeredaktori i të gjithëve) shkroi në rrjetet on line diçka duke sulmuar mënyrën se si u bënë zgjedhjet.
Është e habitshme se si përbën një interes kaq të madh për ta Kuvendi i Partisë Demokratike të cilën ata duket se e urrejnë, dhe për të cilën ata thonë se është një opozitë e dobët dhe e shkatërruar. Nënvetëdija është një tradhtar i madh gjithnjë dhe ajo në këtë rast tregon se mediat e majta, analistët apo editorialistët e saj shohin te PD një rrezik. Për ta një rrezik është vetëm humbja e pushtetit nga PS.
Ndërkohë që demokratët të cilët do të duhet ta vendosnin Kuvendin në qendër të diskutimeve të tyre thuajse nuk e bënë këtë. Në radhë të parë për shumë prej tyre ndjehej pesha e asaj që po ndodh në vend, kriza, protesta e studentëve etj., dhe kjo nuk i lejoi të flasin gjerë e gjatë dhe të tjerrin atë që ndodhi në Kuvend. Kjo bëri që disa gjëra mjaft domethënëse të kalojnë në heshtje.
Në fakt, Kuvendi bëri diçka të rëndësishme, shumë të rëndësishme. Nëse kjo gjë e rëndësishme që u shfaq aty do të reflektohet më pas, kjo do të shihet dhe kjo do të tregojë fuqinë e PD-së, por edhe seriozitetin e saj. Fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike dha shenja të qarta se opozita i lexon në mënyrën më të mirë të mundshme rrethanat në vend, por edhe rrethanat ndërkombëtare.
Fjalimi e shtyu PD-në më djathtas në disa kuptime (mbetet të shihet nëse do të ruhet kjo frymë). Tërë thelbi i mendimit politik të djathtë rrotullohet rreth dy piketave bazë: shmangia e tiranisë dhe e drejta. Frederik Ëill, një filozof amerikan, thotë se ndryshe nga mendimi në Greqinë dhe Romën e vjetër, i cili synonte të ndërtonte një shoqëri dhe një shtet ku njeriu shfaq më të mirën e tij, mendimi në Europën e Rilindjes e deri më sot synon të ndërtojë një shoqëri që shmang më të keqen që mund të ndodhë, të shmangë tiraninë. Mekanizmi i vetëm për të bërë të mundur këtë është kufizimi i pushtetit, dhënia e sa më pak pushteti një individi, ndarja dhe kontrolli i pushteteve. Themeluesit e SHBA-së Madison, Franklin, Ëashington etj., këtë bënë, ndërtuan pushtete të ndara dhe të kontrolluara.
Nuk ka patur ndonjëherë, nga një ndonjë politikan i lartë në Shqipëri, një fjalim qëtë fokusohet kaq shumë te kufizimi i pushtetit. Basha tha se Shqipëria ka nevojë që pushteti i kryeministrit të nesërm kur të jetë kryetari i opozitës së sotme kryeministër, të jetë shumë i vogël, karrigia e pushtetit të jetë e ngushtë dhe mundësitë që ai të vendosë i vetëm të jenë të paqena. Shqipëria, tha Basha, nuk ka nevojë të zëvendësojë Ramën me Bashën, por ka nevojë të zëvendësojë një kryeministër me pushtet absolut dhe të lidhur me krimin, me një kryeministër të kontrolluar dhe me pushtet të kufizuar.
Gjatë fjalimit të tij Basha tha se, në qoftë se PD-ja në pushtet nuk do të nxjerrë para ligjit dhe drejtësisë kryeministrin Rama, ministrat Ahmetaj, Gjiknuri etj., atëherë ajo nuk ka bërë asgjë dhe vendi nuk do të ketë kurrë drejtësi.
E majta ka për piketë bazë barazinë, por kurrë drejtësinë. E majta, edhe kur flet për drejtësi, flet për drejtësi sociale që ka të bëjë me shpërndarjen e pasurisë në mënyrë që të vendosë barazinë që sipas saj është shkatërruar nga të pasurit dhe pushteti. Ndërsa drejtësi që të ndëshkojë ata që vjedhin, ata që abuzojnë, ata që bëjnë keq ose janë të këqij, e majta as e lakon ndonjëherë si fjalë. Si hakmarrje, po. Deri më sot asnjë parti në opozitë nuk kishte folur me terma të tillë, kaq thekshëm duke thënë se drejtësia nis nga dërgimi para ligjit i qeveritarëve dhe pa bërë këtë asgjë nuk ka kuptim. Sigurisht që partitë në opozitë gjithnjë kanë folur për ndëshkime, por e artikuluar si mendim politik brenda një qasjeje ideologjike, dhe kaq fort, asnjëherë.
Gjatë fjalimit të tij Basha, duke qëndruar në terma plotësisht të djathtë, tha se ai nuk do të vijë në pushtet me kufoma. Ai tha se jeta e çdo shqiptari është më e rëndësishme se sa pushteti i tij. Këto nuk janë fjalë të thjeshta dhe nuk mund të thuhen lehtë në një vend ku pushteti është Zoti i vetëm, ku për pushtet është bërë luftë, janë bërë kryengritje dhe madje është bërë genocid. Vetëm brenda qasjes së djathtë, qasjes që e sheh njeriun si qenie që ka për detyrë themelore të përmbajë dhe kontrollojë epshet e tij, mund të rrijë ky qëndrim.
Në greqishten e vjetër për foljen “bëj” ka dy fjalë. Njëra është” pojo” nga vjen fjala “poises” dhe tjetra është “pratto” nga vjen “praxis”. 'Poeises' lidhet me individin, me aftësinë e tij për të bërë diçka, me mendimin, formimin dhe kapacitetin për të bërë diçka ndërsa 'praxis' ka të bëjë me produktin e bërë. Për grekët e vjetër të bësh diçka duhet edhe 'poiesis' edhe 'praxis'.
Në këtë kuptim tërë ajo që tha Basha për kufizimin e pushtetit, për të drejtën, për mosmarrjen e pushtetit me kufoma, ka të bëjë me 'poiesis' ka të bëjë me vetë Bashën, me atë që është ai, është dëshmi e asaj që përkufizon mendimin e tij.
Ndërkohë që fjaimi i Bashës foli edhe për çfarë do të jetë PD-ja, ç’alternativë qeverisëse do të jetë ajo. Basha tha se duhet një elitë e re politike, se duhet të marrë fund kjo gjendje që ka zhytur vendin në një krizë të thellë, se opozita ka përgjegjësi të ofrojë zgjidhjet. Këtu Basha ka hyrë në fushën e 'praxis'. Këtu kemi hyrë te produkti.
Kancelarja Angela Merkel, shkruante Der Spiegel pak ditë më parë, i ka fituar zgjedhjet katër herë rresht në Gjermani me katër parti të ndryshme. Der Spiegel thoshte se në çdo palë zgjedhje Merkel ka drejtuar një CDU të ndryshuar, të zhvendosur edhe ideologjikisht. Kur Schcroeder, nga Socialdemokratët, mori pushtetin ai tha se 'nuk dua të ndryshoj asgjë, vetëm të përmirësoj atë që është'. Në fakt, Gjermania dhe çdo shoqëri në botë ndryshon shumë dhe ndaj ai humbi shpejt.
Sot bota po lëviz shumë dhe politika po bëhet gjithnjë e më ideologjizuar. Idetë qesharaka të deideologjizmit, përtej të majtës dhe të djathtës, teknokracisë, social-liberizmit, Rrugës së Tretë, ku partitë i ngjanin gjithnjë e më shumë njëra-tjetrës, janë duke u zhdukur. E djathta po bëhet më e thekshme dhe e majta gjithashtu më komuniste. E djathta po thekson nacionalizmin, shtetin e vogël, taksat e ulëta, liritë fetare, besimi fetar po bëhet më i pranishëm në diskurin publik, ndërsa e majta po bëhet populiste, po flet për rritje të sektorit publik (deri edhe shtetëzime), për taksa mbi të pasurit etj.
E djathta po e sheh se ka një problem në politikën lart, se është bllokuar aksesi në burime dhe në të mira i shtresave poshtë, se ka një establishment të gozhduar që nuk lejon liritë ekonomike dhe garën, që kontrollon sistemin, që ka zhbërë të drejtën, që ka shkatërruar liritë fetare, qe ka rritur hendekun social etj. E djathta po flet gjithnjë e më shumë për një zhbërje të kësaj gjendjeje nëpërmjet prishjes së kontrollit nga establishmenti lart, nëpërmjet taksave të ulëta, nëpërmjet nëpërmjet rritjes së lirive dhe garës, nëpërmjet përkrahjes së familjes dhe fëmijëve etj. etj. Edhe e majta populiste është kundër kësaj gjendjeje, por ajo kërkon të rikthejë shtetin gjgand nëpërmjet taksave dhe nëpërmjet tyre të vendosë barazinë dhe shkatërrojë liritë ekonomike, fetare, politike, akademike etj.
Në Shqipëri gjendja është keq. Në Shqipëri ka një establishment në politikë, ka një establishment në ekonomi, ka një establishment në media, ka një establishment në botën akademike që vjen që nga komunizmi. Të gjithë këto establishmente janë në fakt një. Këto japin koncesionet, këto kontrollojnë politikën, këto përdorin dhe përdoren nga krimi, këto kanë shkaktuar mjerimin e sterrshëm, këto kanë futur në depresion shoqërinë. Ky establishment vjen ndoshta që nga komunizmi ose përdor lidhje të asaj kohe. Në këtë establishment gjenden ish sigurimsa, ish-gazetarë të komunizmit, familjërë të Bllokut, ish-oficerë dhe fëmije oficerësh të regjimit, njerëz të lidhur me një mijë fije me rrjete që vijnë nga komunizmi. Vit pas viti ky establishment ngushtoi rrethin, uzurpoi gati gjithçka, shkatërroi liritë dhe u përpoq t'i kthejë njerëzit në shërbëtorë të tijët dhe të pushtetit të tij.
Protestat e studentëve janë kundër kësaj gjendjeje dhe kundër këtij establishmenti ndonëse nuk artikulohen dot, ndonëse nuk bëhen të fuqishme, nuk koordinohen dhe shpërthejnë. Protesta e studentëve ka miratimin e të gjithëve. Brenda njerëzve ka ngopje dhe lodhje me gjendjen, me establishmentin, me korrupsionin dhe me padrejtësitë. Politikisht, e majta ka bërë atë që bën gjithnje: ka uzurpuar pushtetin plotësisht, e ka vënë atë në dorë të një grupi të ngushtë që kontrollon gjithçka, ka thelluar varfërinë dhe me trushplarje dhe me kërcënime dominon jetën dhe njerëzit.
Fjalimi i Bashës u duk sikur ishte një hapje ndaj kësaj pamjeje, u duk si një frymë që hyn në bashkëpunim me regëtimat e njerëzve dhe me idetë e djathta që po fryjnë në Europë, ShBA etj. Fjalimi i Bashës pati një rezonim me këtë gjendje. Në këtë pikë atij nuk i mjafton 'poiesis'. Në këtë pikë atij i duhet edhe 'praxis'. Ai mund ta bëjë sepse ai duket se e ka 'poises' që është kusht i domosdoshëm dhe kjo është ndoshta e vetmja zgjidhje. Ai dhe PD duhet të bëhen më të djathta, të jenë më shumë, jo thjesht me studentët, por me atë që përfaqësojnë studentët. Ai dhe PD duhet të jenë më shumë kundër qeverisë në kuptimin që janë kundër saj studentët. Studentët nuk janë thjesht kundër korrupsionit apo tarifave, nuk janë thjesht kundër kushteve të këqija apo mjerimit, ata janë kundër asaj që përfaqëson qeveria: mënyrës së deritanishme të bërjes politikë, kontrollit të sistemit, mediokritetit dhe ndikimit të komunizmit dhe njerëzve që vijnë nga komunizmi, përfshirjes së tyre në vendimmarrje etj.
Kuvendi i PD-së në këtë kuptim ishte një shpresë; ndoshta do të kemi ditë të mira për të cilat ia vlen beteja, ndoshta do të kemi një parti më të djathtë që i dëgjon dhe i kupton njerëzit e këtij vendi dhe hallin e tyre. Vijimi me qasjen tri dekadëshe, vijimi Schroederian dhe jo Merkelian, në kohë që kanë tejkaluar edhe Merkelin, do të ishte vetëvrasës dhe i pashpresë, siç do të ishte çdo këmbëngulje për vijimin apo çdo rezistencë ndaj ecjes më djathtas.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38