Çfarë shkruajtën mediat kroate, serbe dhe boshnjake për koncertin e Ritës në Kosovë?

Koncerti i Rita Orës në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka marrë dhe vëmendjen e mediave të rajonit. Rubrikat përkatëse në portalet e ndryshme dhe gazetat online nga vendet e rajonit kanë shkruar për ardhjen e këngëtares së famshme në Prishtinë.

Telegraf ka përkthyer disa nga titujt që mediat dhe portalet e rajonit që i kanë kushtuar koncertit të Rita Ores dhe origjinës saj shqiptare:

“Rita Ora mbajti koncert në Kosovë – Në një triko seksi, këngëtarja e famshme krijoi spektakël në Kosovë: ‘Jam krenare që jam shqiptare’” – është titulli i Dnevnik.hr.

“Kosovë / Rita Ora këndoi në Prishtinë para 300.000 njerëzve: Unë jam shqiptare krenare” – shkruan RadioSarajevo.ba.

“Rita Ora mbajti koncert spektakolar në Prishtinë: Krenohem që jam shqiptare” – është titulli i Klix.ba.

“Rita Ora këndoi në festën e Pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, menjëherë pas koncertit u largua nga Prishtina!” – shkruan Telegraf.rs.

“Rita Ora gjysmë e zhveshur në Kosovë” – shkruan Mondo.rs.

“Ua dhuroi një koncert për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – Ylli botëror, Rita Ora, mbajti koncert në Prishtinë para 300.000 njerëzve” – është titulli i 100posto.hr.

“Prishtina në këmbë, Rita Ora këndoi para 300.000 kosovarëve” – ka shkruar Vecernji.hr.