Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Albin Kurti ka pamjen e një revolucionari: sillet si i tillë, flet si i tillë dhe kërkon të lërë përshtypjen e një të tilli. Revolucionarët janë njerëz të rrezikshëm, dhe ky është përfundim historik, jo një i nxjerrë prej sirtarëve të mllefeve kundër Kurtit apo Vetëvendosjes së tij.
Të gjithë revoucionarët, ata që kanë synuar ndryshimin nëpërmjet përmbysjes dhe jo procesit, kanë përfunduar në vrasës dhe diktatorë; jo pak herë një kombinim i të dyjave.
Thënë këtë vlen të shtohet se jemi në kontekste shoqërore dhe historike të tjera, ku revolucionarët shfaqen në formën e reaksionarëve politikisht jokorrektë, politikanë që sot njihen me termin 'iliberalët'. Rendi ku ata kërkojnë të fusin vendet e tyre dhe botën është quajtur 'iliberal', përkundër atij liberal që na ka sjellë deri në dekadën e dytë të mijëvjeçarit të tretë.
Shembuj të këtillë janë Trumpi, Putini, Erdogani, Orbani, Gruevski, të cilët mund të konsiderohen edhe si anti-revolucionarë.
Çfarë bën apo kush është atëherë Albin Kurti në këtë erë të re të mendimit dhe aksionit politik dhe historik; një revolucionar në kohën e anti-revolucionit? A ka vend për të në një rend botëror iliberal? A do të mundet ai të veprojë dhe të qeverisë në një kontekst të tillë?
Në fakt, këtu shtrihet sfida e z. Kurti. Më shumë se te rrjetet e brendshme penguese, ai duhet të bëjë për vete ndërkombëtarët. Të cilët e kanë parë me mosbesim ardhjen e tij në krye të rezultateve zgjedhore dhe prospektin e formimit të një qeverie të re me të si kryeministër.
Me këtë shqetësim duhet ta ndajë kohën dhe aksionin politik prijësi i VV. Pa harruar as gjysmën tjetër, që i duhet ta ndajë qeveri me Vjosa Osmanin në skenë, por me Isa Mustafën etj., në prapaskenë. Nëse Kurti dhe zonja Osmani janë politikanë të brezit të pas luftës, ose të paktën të pas Jugosllavisë, Isa Mustafa përfaqëson klasën politike 'titiste' që vepron ende në Kosovë.
Kah duhet të kthehet Kurti nëse, edhe në vendin amë, Shqipëri, bashkimin me të cilën lëvizja e tij mëton, nuk është se e pret gjë tjetër veçse profilit tekanjoz të Edi Ramës? Ndër liderët shqiptarë në Maqedoni nuk ka 'prerje të reja', veç disa 'titistëve' të tjerë dhe disa islamikëve politikë të grumbulluar rreth partisë BESA.
Në Beograd nuk e durojnë, jo pse Kurti i ka sharë vajzën Vuçiçit, por sepse ai është një politikan shqiptar të cilin nuk mund ta akuzosh për krime lufte. Kjo u heq serbëve një armatim propagandistik efektiv. Paradoksalisht dhe në të njëjtën kohë kjo e bën kryeministrin në pritje edhe një partner të duhur për bisedime për shkak se i mungon ngarkesa helmuese e 'luftëtarit'.
Nëse me europianët Kurti do ta ketë më të lehtë, duke qenë se ata përfaqësohen me një spektër më të gjerë personazhesh, animesh dhe shijesh politike, sfidat e tij do të jenë Uashingtoni dhe Ankaraja.
Nëse në rastin e parë jo domosdoshmërisht Trump, në të dytin domosdoshmërisht Erdogan. Ky i fundit parapëlqen raporte të drejtpërdrejta 'vëllazërore' me liderët ballkanikë, sidomos me ata që përfaqësojnë popuj të një feje, si shqiptarët dhe boshnjakët, dhe këtë do ta tentojë edhe me Kurtin. Në mes nuk është vetëm dyshimi i përhapur nga kundërshtarët se Vetëvendosja është parti proturke, por edhe mënyra si do të sillet Kurti kryeministër me gylenistët në Kosovë. A do të mbyllë ai një sy nëse shërbimet e sigurisë i 'transportojnë' në mes të natës si paraardhësit e tij, apo do të jetë luajal me të drejtat e njeriut?
Amerikanët nga ana e tyre kanë ekzigjenca të tjera. Në një erë të re kur duket se aleancat politike dhe blloqet ushtarake, si NATO, po tkurren duke ia lënë vendin veprimit të 'Fuqive të mëdha' të ngjashme me ato të fundit të shekullit 19 dhe fillimit të të 20-tit, Amerika, Gjermania, Kina, Irani, Rusia, Turqia, Britania e Madhe dhe Franca do të jenë në kërkim të aleancave fluide komplementare të fuqisë së tyre, përkundër blloqeve të mëdha të deritashme si NATO, BE apo aksi tashmë i përçarë i 'vendeve perëndimore'.
Për vendet e vogla, përfshirë Kosovën e Kurtit apo Shqipërinë, gjithashtu të tij, nuk është një stinë e mirë. Sepse të dyja nuk janë më shumë se 'shprehje gjeografike', të pazonja për të luajtur më vete dhe po aq për t'u bërë bashkë. Në një stinë të tillë, edhe elasticiteti i aleancave fluide të vendeve të tilla nuk shihet me sy të mirë nga 'të mëdhenjtë'.
Në këtë konstekst, ajo që shpresohet prej Kurtit gjendet te një përkufizim i vetë atij. Në një intervistë televizive së fundmi ai siguroi: Vetëvendosja nuk ka qenë opozitë si gjitha të tjerat dhe nuk ka për të qenë as qeveri si gjitha të tjerat.
Me pamjen dhe gjuhën e një revolucionari, Albin Kurti nuk rrezikon të bëhet as vrasës dhe as diktator. Çka ai rrezikon të vrasë, nëse nuk dikton një sjellje dhe terren të ri politiko-shoqëror, është ajo grimë shprese që ka mbetur në trojet tona për një ndryshim që është i kapshëm, i gjerë dhe liberal; jo pronë e disa 'familjeve' të mëdha politike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38