Flash News

KRYESORE

Grida Duma: Çfarë duhet të bëjë më mirë Lulzim Basha

Deputetja demokrate, njëkohësisht Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, e ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa ka treguar se kauza e protestës së opozitës është qytetari, duke nisur nga studentët deri te mjekët të cilët po ikin çdo ditë nga Shqipëria.

E pyetur nga gazetarja se si është PD tani, Duma shprehet, “Është në një proces analizash, drejt përfundimit të saj. Është e nevojshme që shumë elementë të përmirësohen. Unë kam një qëndrim konstruktiv dhe qëndrimi im ka të bëjë me atë që “mund të bëhet më mirë”. Unë duke takuar anëtarët e PD-së bindem që forca e PD është e madhe dhe që duhet të shfrytëzohet e gjitha, por që të bëhet, duhen rregulla të reja loje.

Duma është pyetur dhe se çfarë s’po bën mirë kryetari Basha tani.

“Duhet të çojë vështrimin aty ku është aseti, është te simpatizanti, kontributorët e PD-së. Ato nuk e kanë të lehtë pasi nuk kanë bërë fushatë elektorale, por kanë qenë nën presion. Një kontratë e re me rregulla të qarta loje për anëtarët e PD-së. T’i njihet puna anëtarit të PD-së. T’i konsiderojmë njerëz të frymës. Por edhe qartësia, si do të promovohen këta anëtarë", u shpreh Duma.

Të fundit