Flash News

KRYESORE

Çfarë do të bëni ju për punësimin e të rinjve? Basha bën premtimin e rëndësishëm

Çfarë do të bëni ju për punësimin e të

Kryetari i PD, Lulzim Basha prezantoi sot në Elbasan programin ekonomik gjatë një takimi me punëtorë të një firme private.

Duke u ndalur te çmimi i naftës, Basha tha se e është më e larta në rajon dhe për këtë fajësoi Kryeministrin Rama.

“Tani ngaqë s’ka vet program merret me programin e Republikës së Re. Dhe bën mirë që merret. Plani është i integruar, asnjë masë nuk është më vete. Të gjitha funksionojnë së bashku. Revolucioni i vërtetë fiskal është ulja e TVSH-së. Taksa e sheshtë 9%, ka shkuar 15% sot. Qëllimi im si Kryeministër është të luftoj çdo ditë për të krijuar vende pune”, tha Basha.

Kryetari i PD akuzoi Qeverinë për premtimet e pambajtura dhe përkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend për shkak të politikave fiskale të gabuara. Më pas kreu i PD, zhvilloi një tjetër takim elektoral me studentë të Universitetit të Elbasanit.

Në fjalën e tij, Basha tha se “ne do të mbështesim universitetet publike si Universiteti i Elbasanit me financime dhe do ti japim më shumë pushtet studentëve në vendimmarrje. Do të financojmë 10 mijë stazhe pune çdo vit për të sapodiplomuarit”, tha Basha.

Të fundit