Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Lulzim Basha është 'ngujuar' në zyrë. Mbërrin aty në mëngjes herët dhe del në orët e para të mëngjesit tjetër, tregojnë bashkëpunëtorët e afërt. Disa qindra njerëz e kalojnë pragun e asaj dere çdo ditë, në një thuajse 'pelegrinazh', që zgjatet që nga shkallët 'tempullore' të selisë së Partisë Demokratike e derdhet në paradhomën e tij, në ballkone dhe në një tjetër qosh pritjeje, që nuk ka 'pamje' të drejtpërdrejta nga zyra e Kryetarit të partisë.
Ka një muaj që i kërkoj një intervistë, dhe para dy ditësh më priti disa minuta; jo për të folur për Politiko.al por për të më thënë 'Jo'. Takimi ishte mënyra e tij për të më zhgënjyer me mirësjellje. Pa patur nevojë të më sqaronte se sa i zënë ishte. 'Shtatzania' e ditës së tij shfaqej nëpër godinë në formën e kokave që futeshin te dera e asistentes, në kërkim të një kontakti. Në to shfaqej përsëritja, por jo lodhja apo rezistenca.
Të gjitha kokat e pranonin se, pas asaj dere përkufizohej zyra më e rëndësishme e opozitës, dhe një ndër dy më të rëndësishmet në vend. Largohem pa intervistën, por me premtimin e saj. Së shpejti. Dështoj edhe në përpjekjen për të marrë ndonjë dromcë informacioni në lidhje me ndonjë emër në ndonjë listë të kandidatëve për deputetë.
Unë ulem dhe të tjerë ngjiten shkallëve, dhe duket sikur të gjithë rendin drejt atyre listave si drejt një thirrjeje të pashpjegueshme. Lulzim Basha ka në dorë kodin e tyre, të cilin këto ditë ankthi për shumë nga ata që janë në 'listat e pritjes' e presin të futen në 'listat e kandidatëve', ai e ka kyçur edhe më thellë brenda një kodi heshtjeje.
Prej kësaj 'kulle Babeli' ku bëhen bashkë të gjithë trupat, shpirtrat, mendjet e personave që ngjiteshin shkallëve të PD drejt zyrës së Bashës e shumë të tjerëve të joatyshëm, kryetari i Opozitës do të mundohet të nxjerrë një 'gjuhë' të cilën shpreson ta flasin sa më shumë vetë. Duke mos harruar të fusuë aty brenda edhe dialektin e historisë së partisë, të kontributeve, të rinovimit, të një kontrate të re politike, të rezistencës tre mujore në Çadër, e me radhë.
Çfarë do të na thotë Basha me gjuhën dhe trupin e listave të tij? Cila do jetë gjuha e trupit të këtyre listave? Si do shtrihet ky trup në hartën politike të së djathës dhe Shqipërisë?
Nuk e di, por do të doja që:
-Emrat e parë në listë të ishin të rinj (jo domosdo si moshë, por si risi). Duke ia nisur me ta, Basha do mund 'të kamuflonte' disi rezistëncën ndaj personazheve politike që mund të 'bezdisin' publikun, qoftë edhe nëpërmjet përsëritjes.
-Këta emra të ishin në njëfarë mënyre 'Lista Basha', dhe prej tyre të dilte udhëheqësia e qarqeve në imazh, dhe jo domosdoshmërisht në operacionalitet fushate.
-Basha ta prezantonte vetë këtë 12-she në mitingun hapës, apo kur të bëjë publikimin e listave të kandidatëve.
Kjo qasje e krijon premisën e diskutimit të listave 'nga koka', me qëllim krijimin e imazhit të rinovimit dhe të hapjes së partisë ndaj shoqërisë dhe flukseve shoqërore. Në lista do të ketë patjetër edhe 'konjukturë partiake', dhe nuk ka se si të mos ketë. Por, 'publiku i gjerë' pret nga listat e Bashës, sidomos pas fjalorit të dy muajve të fundit, mbushur plot me 'Republikë të re', diçka që del përtej kësaj konjukture.
Kjo është një këshillë nga pozitat e dashamirësisë. Sepse, nga pozitat e cinizmit dhe të armiqësisë, listat do të sulmohen e përgojohen në çdo rast. Sikur edhe me shenjtorë të jenë mbushur. Cilido qoftë kompozimi i tyre, listat do të krijojnë batalionin e të pakënaqurve. Të dy llojshëm do jenë: ata që janë lënë jashtë, dhe ata që nuk janë në pozicione të sigurta, apo vende ku e kanë projektuar veten.
Listat, në të gjitha rastet, do të na përkthejnë gjuhën me të cilën ka vendosur të flasë Lulzim Basha në katër vitet e ardhshme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38