Flash News

KRYESORE

Çfarë tha Basha në 'Çadrën e Lirisë' fill pas marrëveshjes me Ramën

Çfarë tha Basha në 'Çadrën e Lirisë'

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha menjëherë pas marrëveshjes me kryeministrin, Edi Rama i është drejtuar ‘Çadrës së Lirisë’ nga ku e kanë pritur me shumë entuziazëm protestuesit të cilët kanë mbështetur opozitën prej më shumë se 3 muaj.

Basha tha nga çadra se gjithçka ka ndryshuar dhe nga e enjtja do të nisin proceduarat për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Marrëveshja e arritur sonte do të jetë në përputhje totale me parimet dhe bazën e marrëveshjes “McAllister+”. Ndaj duke ju falenderuar nga zemra me mirënjohjen më të thellë, me privilegjin e madh që më dhatë mundësitë që të jem bashkë me ju në krye të kësaj beteje për zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjithçka ka ndryshuar. E pamendueshmja e tre muajve më parë sot është realitet. Nesër nisim përgatitet për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të nisur së bashku rrugën drejt një Shqipërie ku gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë, bazuar në vullnetin dhe qëndresën tuaj. Zoti ju bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha nga Çadra e Lirisë.

Të fundit