Flash News

KRYESORE

Çfarë tha Rama për 41 minuta e 13 sekonda për Saimir Tahirin

Çfarë tha Rama për 41 minuta e 13 sekonda për Saimir

Plot 41 minuta e 13 sekonda ishte fjalimi që Rama kishte përgatitur për atë që njihet si 'çështja Tahiri'. A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Ishte pyetja që Rama ngriti që në nisje të fjalimit të tij.

Duke sjellë në vëmendje miqësinë mes tyre, Rama tha se pas prindërve të tij ai ishte personi më i afërt që dëshironte të besonte në pafajësinë e ish-Minsitrit. Rama e nisi me nostalgji, duke kujtuar fillimet e Tahirit në PS, por nuk harroi të përmendte se ai, Tahiri ishte prurja e tij e parë në selinë rozë, ndërsa e cilësoi plotësisht të merituar emrimin e Tahirit në Ministrinë e Brendshme.

Për punën e Tahirit në Ministrinë e Brendshme, Rama përsëriti të njëjta vlerësime të cilat i ka bërë publike edhe gjatë mandatit të parë.

Duke u ndalur tek akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe kërkesa e organit të akuzës për arrestimin e ish-ministrit, Rama kaloi në një fazë të re, atë të sulmit. Kreu i qeverisë i cilësoi si letra bakalli ato që Prokuroria parqitit para Kuvendit, ndërsa nuk “harroi” të kujtonte se së shpejti nis vetingu. Kërkesën për arrestim të Tahirit, të cilën e cilësoi a tipike, Rama tha se e refuzonte unanimisht, së bashku me grupin parlamentar, por nga ana tjetër, edhe pse nuk ishte dakord, pranoi t’i bënte disa lëshime Prokurorisë duke propozuar disa masa shtrënguese përfshi edhe kontrollin e banesës së ish-ministrit.

Në vijim të “lëshimeve” që i bëri Prokurorisë, Rama tha se është i gatshëm të votojë pro kërkesës së organit të akuzës në momentin që kjo e fundit do të sjellë prova bindëse. Tahirin, i cili mesa duket ishte njohur më herët me vendimin e Ramës dhe nuk ishte i pranishëm në mbledhje, vendosi ta përjashtojë nga grupi parlamentar deri në sqarimin e plotë të çështjes për t’u rikthyr sërish nëse del i pafajshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit